Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol, zhvilloi seancën e fundit publike dhe i rekomandoi Departamentit të Drejtësisë ngritjen e akuzave penale ndaj ish Presidentit Donald Trump.
Ligjvënësit kanë sugjeruar që zoti Trump të akuzohet për komplot me synimin për të penguar funksionin e ligjshëm të qeverisë amerikane, përpjekje për të ndërprerë seancat zyrtare të Kongresit, komplot për dëshmi të rreme dhe kryengritje.
Drejtuesi i Komisionit, demokrati Bennie Thompson, tha se “gjetjet e komisionit mund të shërbejnë si një udhërrëfyes i mirë për drejtësinë”.Sipas tij, zoti Trump e dinte se i humbi zgjedhjet e vitit 2020, por ai zgjodhi të qëndronte në zyrë duke bërë një seri përpjekjesh për të bllokuar transferimin e pushtetit.
Në këtë mbledhje, Komisioni bëri publike edhe prova të reja, duke përfshirë intervistën me këshilltaren e zotit Trump, për një kohë të gjatë, Hope Hicks. Gjatë dëshmisë së saj zonja Hicks tha se zoti Trump i kishte thënë asaj, se “askush nuk do shqetësohej për legjitimitetin e tij nëse ai humbiste zgjedhjet dhe se e vetmja gjë që kishte rëndësi, ishte që ai të fitonte”.Krahas akuzave ndaj ish-presidentit, komisioni i përbërë nga 7 demokratë dhe dy republikanë, rekomandoi ngritjen e akuzave për shkelje të ligjeve të etikës për 5 ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Komisioni i 6 janarit nuk ka fuqi ligjore, ndaj rekomandimi për ndjekjen penale shënon vetëm një akt simbolik, pasi për ngritjen e akuzave vendos Departamenti i Drejtësisë.Komisioni do të shkrihet në 3 janar, kur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve e marrin republikanët.Që nga ngritja e tij në korrik të vitit 2021, komisioni ka intervistuar më shumë se 1 mijë persona, ka zhvilluar 10 seanca dëgjimore publike dhe ka administruar më shumë se 1 milionë dokumente.
Mbledhja e një numri të madh provash, ka nxitur anëtarët e komisionit të deklarojnë se zoti Trump duhet të fajësohet për sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit të kryer nga mbështetës të tij rreth dy vite më parë.Raporti final i komisionit pritet të shpërndahet pas disa ditësh dhe ai do të përmbajë intervistat e zbardhura dhe rekomandime ligjore.Edhe pse nuk kanë fuqi ligjore, rekomandimet e komisionit do të shtonin trysninë politike ndaj Prokurorit të Përgjitshëm Merrick Garland dhe Prokurorit të Posaçëm Jack Smith, që po zhvillojnë hetime mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare, nga ana e ish-presidentit, pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021.
Zoti Smith u emërua në nëntor si prokuror i posaçëm me përgjegjësinë e mbikëqyrjes së hetimeve për posedimin e dokumentave të klasifikuara nga ish-presidenti në rezidencën e tij në Mara-Lago në Florida, si dhe disa aspekte të hetimit lidhur me përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, të fituara nga demokrati Joe Biden./ VOA
Diplomati veteran amerikan Henry Kissinger tha se po a...
Presidenti rus Vladimir Putin bëri një udhëtim të rral...
Kryetari i bashkisë së Reinosas në Meksikë, një qytet pran...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se Perëndimi duhet...
Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë poli...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një deklarate t...
Gjykata e Lartë e Britanisë ka shpallur të ligjshëm planin...
Ekzekutimi i dy shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në Nea Smyr...
Një anije detare tajlandeze u përmbys gjatë një stuhie në ...
Kur energjia elektrike është ndërprerë në një festë të org...
Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje...
Gjatë një reagimi për "Newsweek", ambasadorët e Serbisë dh...
Tashmë ka ardhur koha të pyetet nëse Vladimir Putin është ...
Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë re...
Një 15-vjeçar vrau veten me një plumb në kokë pasditen...
Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se ...
Forcat ruse bombarduan të dielën qendrën e Khersonit, qyte...
Pas protestës së serbëve, në kufi me veriun e Kosovës ka r...
Katari mohoi përsëri të dielën se është i përfshirë në një...
Në anën serbe afër Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes K...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...