Kurti: Radoiçiç po përgatit sulme të tjera ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se i...

Mali i Zi vazhdon të jetë në një ngërç politik mes forcave politike që mbështesin proceset euroatlantike dhe të atyre proserbe dhe pro-ruse që janë kundër integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian. Fitorja e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet parlamentare në Serbi, sipas analistëve politikë, i nxitë edhe më shumë ithtarët e botës serbe që me çdo mjet të luftojnë kundër interesit shtetëror të Malit të Zi dhe në favor të interesave serbe.
Analisti i njohur malazez, Andrej Nikolaidis vë në dukje se "Vuçiq me disa zyrtarë serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi, të cilët morën pjesë në shtabin zgjedhor të tij, paraqet botën serbe që ka për qëllim zgjerimin e Serbisë në rajon”.
Opozita malazeze në seancën e fundit të parlamentit kritikoj ashpër paraqitjen e kryetarit të parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i në shtabin zgjedhor të Vuçiqit në Beograd duke festuar fitoren e Partisë Progresive Serbe. Me këtë veprim Mandiqi haptazi tregoj pretendimet hegjemoniste në rajon”, tha opozita.
Mandiq është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe - anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili së fundi është riemëruar si koalicioni "Për të Ardhmen e Malit të Zi."
Mandiq çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.
Uashingtoni dhe Bashkimi Europian janë shprehur shumë të shqetësuar për përfshirjen e partive dhe liderëve qe kundërshtojnë vlerat euroatlantike."
Edhe regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, i cili është duke u mbajtur në Malin e Zi, sipas analistëve, është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike pro-malazeze dhe pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë strukturën kombëtare të popullsisë në Malin e Zi.
Ky dyshim u shtua edhe më shumë pasi prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, konfirmoi se 16 nga regjistruesit e tij dhe një instruktor u përjashtuan nga fushata e regjistrimit të popullsisë.
Zyrtarët thanë se individët në fjalë dyshohet se kishin përdorur në terren stilolapsa, boja e të cilëve mund të fshihej dhe disa u zbuluan se kishin kopje të ndryshme nga ato origjinale. Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Malin e Zi kërkuan zhvillimin e hetimeve për të gjetur nëse shkeljet ishin të organizuara.
Ata kanë kërkuar një kontroll të të dhënave të mbledhura nga regjistruesit e përjashtuar, përpara se ato të futen në regjistrin përfundimtar. Edhe në raportin e Komisionit Evropian u paralajmërua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.
Të enjten kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq qëndroi në Bruksel ku prezantoi planin e punës së qeverisë për vitin e ardhshëm dhe theksoi se është i bindur se Mali i Zi do të ketë sukses në arritjen e rezultateve nga agjenda evropiane.
“Mali i Zi dëshiron të jetë një anëtar i dëshirueshëm i Bashkimit Evropian, duke kontribuar në të gjitha nivelet. Jemi të sigurt se i kemi të gjitha parakushtet që kjo të ndodhë”, tha kryeministri Spajiq.
Mirëpo në raportin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel me 12 dhjetor u theksua nevoja e konsensusit politik në përmbushjen e detyrimeve reformuese.
“Mali i Zi duhet të ripërqendrojë pa vonesë përpjekjet e tij në përmbushjen e standardeve të përkohshme të kapitujve 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit. Asnjë kapitull tjetër nuk do të mbyllet përkohësisht përpara se të arrihet ky moment historik”, u tha me këtë rast në Bashkimin Evropian./ Voa
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se i...
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar akuzat e bëra n...
Presidentët e Egjiptit dhe Iranit kanë diskutuar për zhvil...
Pesë lloje të reja iriqësh janë zbuluar nga shkencëtarët n...
Këmbanat ranë në të gjithë Republikën Çeke dhe flamujt...
Njerëzit në Gjermani do të duhet të mësohen me militar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot (2...
Lufta e Izraelit për të shkatërruar Hamasin – grupin p...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar apliki...
Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani ka dalë në ...
Tajvani ka raportuar për avionë luftarakë dhe luftanij...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i bre...
A po planifikoni një udhëtim jashtë vendit në muajt në vij...
Ligji për shtetësinë e dyfishtë të Gjermanisë mund të ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të premten një rezol...
Një kërkesë e bërë nga Andrew Tate dhe vëllai i tij Tr...
Gjykata Supreme ka vendosur që, tani për tani, të mos ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mirat...
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nënshkruar më 22 dhjet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...