Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...

Ekonomia ruse po lëkundet. A mund ta detyrojnë sanksione të mëtejshme Presidentin Putin të ulet në tryezën e negociatave?
Presidenti rus Vladimir Putin dhe politikëbërësit në Kremlin po e ndiejnë fort presionin e luftës në Ukrainë. Për të frenuar deficitin buxhetor në rritje, Moska planifikon të rrisë taksat dhe të ulë shpenzimet. Projektbuxheti për vitin 2026 është planifikuar të paraqitet në parlament të hënën (29.09). Më pas priten vetëm ndryshime të vogla, pasi Putini do të ketë miratuar pikat më të rëndësishme deri atëherë.
Në kundërshtim me premtimin e mëparshëm të Putinit për të mos rritur taksat para vitit 2030, qeveria së fundmi tha, se do ta rriste taksën mbi vlerën e shtuar nga 20 në 22 përqind.
Cilat janë të dhënat aktuale nga ekonomia ruse?
Rënia e të ardhurave nga eksporti i naftës po ushtron presion mbi buxhetin. Priten gjithashtu shkurtime në shpenzimet që nuk lidhen me mbrojtjen, përfshirë shpenzimet sociale.
Deficiti buxhetor i Rusisë është rritur në afërsisht 4.2 trilionë rubla (42.7 miliardë euro). Kjo përfaqëson afërsisht 1.9 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, PBB, gati katër herë më shumë se objektivi fillestar prej 0.5 përqind për vitin 2025. Ministria e Financave pret që deficiti të rritet në 5.7 trilionë rubla deri në fund të vitit.
Elina Ribakova, një eksperte për ekonominë ruse në Shkollën e Ekonomisë së Kievit, pret që Moska, si në të kaluarën të vazhdojë me shpenzime të larta ushtarake duke shkurtuar shpenzimet diku tjetër. "Pasojat janë të njëjta si në vitin 2014", tha ajo për DW. "Shkurtime po bëhen kudo, ndërsa shpenzimet ushtarake po rriten. Arsimi, kujdesi shëndetësor, shpenzimet sociale dhe mbrojtja e mjedisit janë fushat ku po bëhen shkurtime."
Sulmet ukrainase me dronë po japin efekt
Ekonomia e Rusisë ka qenë nën alarm prej disa kohësh. Një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Më 24 shtator, ai postoi në rrjetin e tij social Truth Social mesazhin: "Putini dhe Rusia janë në vështirësi të thella ekonomike dhe është koha që Ukraina të veprojë."
Donald Trump përmendi gjithashtu krizën e vazhdueshme energjetike në Rusi. Sulmet e suksesshme me dronë të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike ruse, siç janë rafineritë dhe terminalet e eksportit, kanë çuar në mungesa të karburanteve të ndryshme, rritje të çmimeve dhe kohë të gjata pritjeje.
Arsye tjetër është rënia e të ardhurave nga eksportet e naftës dhe gazit. Çmimet e larta të naftës dhe blerësit e rinj në Kinë dhe Indi i rritën të ardhurat në vitin 2022. Të ardhurat mbetën të larta në vitin 2023, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe varësisë në rënie të BE-së nga energjia ruse.
Por aktualisht rënia e çmimeve të naftës, një rubël e fortë, sulmet ndaj rafinerive dhe ndikimi i sanksioneve po ushtrojnë presion mbi burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Kremlinit. Të ardhurat shtetërore nga gazi dhe nafta pritet të jenë 23 për qind më të ulëta në shtator sesa në vitin e kaluar, duke e errësuar kështu parashikimin ekonomik.
"Ngadalësim i kontrolluar"?
Në korrik, PBB në Rusi u rrit me vetëm 0.4 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar një ngadalësim të klimës ekonomike. Parashikimet zyrtare parashikojnë një rritje prej një përqind këtë vit, shumë më poshtë parashikimit të mëparshëm prej 2.5 përqind. Vitin e kaluar, inflacioni i lartë tregoi mbinxehje të ekonomisë, e cila ishte nxitur nga rritjet masive në buxhetin e mbrojtjes.
Që nga viti 2021, shpenzimet për mbrojtjen janë më shumë se katërfishuar. Në qershor 2025, ato arritën në afërsisht 16 trilionë rubla. Zyrtarisht, qeveria po e quan këtë një "ngadalësim të kontrolluar", sipas Chris Weafer, analist financash në kompaninë "Macro Advisory" në Moskë. Banka qendrore rriti normat e interesit për të frenuar inflacionin dhe për të ulur çmimet në rritje të konsumit. Një strategji që ka qenë kryesisht e suksesshme.
Shkurtime buxhetore
Shpenzimet buxhetore janë "në nivele mjaft të larta", shpjegon analisti Weafer. Nëse nuk ka shkurtime të konsiderueshme në vitet e ardhshme - përfshirë shpenzimet ushtarake - "i gjithë narrativi, se sa e qëndrueshme është Rusia, sa mirë po shkon ekonomia, sa pak ndikim ka [lufta] në jetën e njerëzve dhe sa mirë është gjithçka" është në rrezik.
"Kjo do të shkatërronte ekonominë", thekson Weafer, i cili është i bindur se Putini dhe Kremlini po i hapen idesë së përfundimit të një marrëveshjeje paqeje së shpejti për shkak të presionit ekonomik në rritje. "Presioni buxhetor dhe nevoja për stabilitet janë faktorë të rëndësishëm që përforcojnë ndjesinë se kjo luftë duhet të përfundojë më shpejt sesa më vonë", thotë ai.
Kurse ekspertja Ribakova është më pak optimiste. "Kur ata e pushtuan Ukrainën në vitin 2022, ata ishin të vetëdijshëm për kostot ekonomike. Ata i morën parasysh ato dhe morën vendimin politik se ato ishin të pranueshme", thotë ajo.
Sanksione dytësore kundër klientëve rusë të naftës
Duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të Rusisë, presioni mbi BE-në dhe SHBA-në po rritet për të shtrënguar edhe më tej sanksionet ekzistuese për të ndihmuar në suksesin e negociatave të paqes. Trump kohët e fundit u bëri thirrje evropianëve që të shtojnë përpjekjet për të ndaluar plotësisht blerjen e gazit rus - kryesisht gazit natyror të lëngshëm, ose LNG. Nafta ruse arrin ende në Evropë, megjithëse vetëm në formën e produkteve të rafinuara.
SHBA-të po shqyrtojnë gjithashtu vendosjen e sanksioneve dytësore ndaj vendeve si India dhe Kina, të cilat blejnë sasi të mëdha të naftës ruse. Kjo mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen ekonomike të Moskës.
Ribakova beson se është koha për të rritur presionin mbi Moskën me sanksione të mëtejshme, pasi ekonomia e saj është më e ndjeshme sesa ka qenë për një kohë të gjatë. Megjithatë, ajo gjithashtu i referohet qeverive në Venezuelë, Korenë e Veriut dhe Iran, të cilat janë ende në pushtet pavarësisht sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe vështirësive ekonomike që rezultojnë. Prandaj, vetëm sanksionet nuk mund ta shpëtojnë Ukrainën. "Sanksionet mund të jenë pjesë e zgjidhjes, por jo e gjithë zgjidhja", thotë Ribakova.
Nga ana tjetër, Chris Weafer është i bindur se sanksionet dytësore mund ta detyrojnë shpejt Rusinë të ulet në tryezën e negociatave. Nëse SHBA-të do të vendosnin sanksione dytësore ndaj blerësve të naftës ruse, ky do të ishte një hap i rëndësishëm. "Nëse të ardhurat bien, le të themi, me 20 deri në 30 përqind të tjera, një buxhet i qëndrueshëm nuk do të ishte më i mundur dhe dinamika po Qeveria daneze i quan dronët në aeroporte "sulm"litike e brendshme do të ndryshonte në mënyrë masive."/ Rel
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se vendi i...
Policia e Kosovës tha se në podrumin e një ndërtese në Mit...
Presidenti Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e trupave a...
Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore duke shënjestruar disa...
Rusia ka rënë dakord të ndihmojë Kinënm të pajisë dhe traj...
Një koalicion i grupeve konservatore të energjisë dhe mjed...
Departamenti Amerikan i Shtetit tha dje se do të revokojë ...
Amendamenti i ri e bën pothuajse të pamundur që kushdo tje...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka hedhur poshtë rezolutën e...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, paralajmëroi të premten...
Incidentet e fundit me dronë në Danimarkë, Rumani dhe Polo...
Cikloni Gabrielle goditi ishujt Azore të Portugalisë, duke...
Biologët detarë po ia atribuojnë një rritje të sulmeve të ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky la të kuptohet se ë...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur sot fj...
Aktivistët pro-palestinezë, përfshirë anëtarë të komunitet...
Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të flasë sot...
Aktiviteti i dyshuar i dronëve ndërpreu aeroportin e Aalbo...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se dysh...
"BBC" mëson se ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...