Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Trysnia ndaj Izraelit dhe aleatit kryesor të tij, Shteteve të Bashkuara, po vazhdon të rritet, ndërsa numri i viktimave në Gazë ka arritur në mijëra. Zyrtarët humanitarë thonë se sistemi shëndetësor në enklavën palestineze po shembet dhe Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për armëpushim.
Ndërsa udhëheqësit e “Vendeve të Paangazhuara”, lëvizjes së 120 vendeve të palidhur me ndonjë prej blloqeve të Luftës së Ftohtë, përgatiten për një takim të nivelit të lartë, korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington Anita Powell njofton mbi ndikimin e luftës Izrael-Hamas mbi Shtetet e Bashkuara.
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Izraelin, që po vazhdon opreacionin e tij ushtarak për shkatërrimin e Hamasit, ka pasur pasoja globale.
Parlamenti Evropian miratoi të enjten një rezolutë që kërkon armëpushim të përhershëm, me kusht që grupi militant i Hamasit të pushojë së funksionuari dhe pengjet të lirohen.
Presidenti Biden, i cili u ka rezistuar thirrjeve për një armëpushim, tha dje se konflikti do të ketë një rrugë të gjatë.
Megjithëse presidenti izraelit e pranoi se operacioni ka goditur ashpër 2 milionë banorët e Gazës, ai thotë se vendi i tij nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë.
“Nuk po e mohoj tragjedinë njerëzore në Gazë. Por doni të dini diçka? Ne kujdesemi. Është e dhimbshme për ne që fqinjët tanë po vuajnë kaq shumë. Por si mund të mbrohemi ndryshe nëse armiqtë tanë janë angazhuar në një fushatë terrori në një shkallë të pabesueshme”, thotë Presidenti Isaac Herzog.
Analistët thonë se mbështetja e Uashingtonit për operacionin e Izraelit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën mijëra viktima, ka zbehur pozitën globale të Shteteve të Bashkuara.
“Sot, për shkak të Gazës, Shtetet e Bashkuara janë edhe më të izoluara në OKB, në Asamblenë e Përgjithshme, sesa Rusia dy vjet më parë”, thotë Trita Parsi nga Instituti Quincy për Qeverisje të Përgjegjshme.
Kjo ka penguar përpjekjet amerikane në fusha të tjera, si për shembull mbledhjen e aleatëve për të vepruar kundër rebelëve Houthi, të cilët po sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq.
“I vetmi vend i madh që ngeli në koalicion ishte Mbretëria e Bashkuar. Vendet tjera si Franca, Spanja, Italia u larguan. Kjo tregon se sa është dobësuar fuqia mobilizuese e Amerikës, për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike midis Shteteve të Bashkuara dhe disa prej aleatëve të ngushtë të saj”, thotë zoti Parsi.
Kjo ka nxitur ata që janë ankuar prej kohësh për hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara, si Afrika e Jugut, e cila në fillim të këtij muaji paditi Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Ne dënojmë ashpër masakrën dhe gjenocidin e tmerrshëm të popullit palestinez në Gazë dhe Bregun Perëndimor”, tha Cyril Ramaphosa, President i Afrikës së Jugut.
Gjatë ditëve në vijim, Afrika e Jugut do të jetë në mesin e 120 vendeve që do të takohen në Ugandë me delegacionet e “Vendeve të Paangazhuara”, një lëvizje e shteteve që nuk ishin zyrtarisht të lidhura, me ndonjë prej blloqeve të fuqive të mëdha gjatë Luftës së Ftohtë. Analistët thonë se kjo dëmton Shtetet e Bashkuara.
“Duke treguar se është e gatshme të ndryshojë kursin e vullnetit global kur është e interesuar të mbrojë Izraelin, Shtetet e Bashkuara në fakt delegjitimojnë këto institucione, duke përcjellë mesazhin se këto institucione nuk janë asgjë më shumë sesa një mjet i politikës së fuqive të mëdha”, thotë Anjali Dayal nga Universiteti Fordham.
Ndërkohë, ndërsa debatet vazhdojnë, Gaza është nën rrënoja./ VOA
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të kryejë “operaci...
Mes zyrtarëve të lartë izraelitë po shfaqen përçarje lidhu...
NATO javën e ardhshme do të fillojë një nga stërvitjet e s...
Sulmet iraniane në Irak, Siri dhe madje edhe Pakistan janë s...
Në Zveçan dhe Zubin Potok ka nisur mbledhja e nënshkrimeve...
Italia dëshiron të hapë dy kampe refugjatësh në territ...
Koreja e Veriut ka kryer një test të sistemit të saj të ar...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u është përgjig...
Presidenti Joe Biden tha të enjten se sulmet ushtarake të ...
Gjendja e ekonomisë ndikon shpesh tek mënyra se si amerika...
Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re sipas ...
Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump janë ...
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë v...
Gjatë orëve të fundit, Pakistani ka kryer sulme raketore b...
Gjermania nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketat e tipit ...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Prok...
Rrugë e shtigje të mbuluara me shtresë akulli në jugpe...
Ushtria amerikane ndërmori një valë të re goditjesh ku...
Policia famëkeqe fetare e talebanëve ka ndaluar dhjetë...
Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Hou...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...