Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Presidenti Joe Biden tha të enjten se sulmet ushtarake të SHBA-së kundër rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen do të vazhdojnë. Ai megjithatë e pranoi se bombardimet amerikane dhe britanike ende nuk i kanë ndalur sulmet e militantëve ndaj anijeve në Detin e Kuq që kanë dëmtuar tregun global.
Dy zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të pestë të enjten në mëngjes që vuri në shënjestër një pikë tjetër nga hidheshin raketa. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të dhënë detaje që nuk ishin ende publike.
Presidenti Biden u tha gazetarëve, para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Karolinën e Veriut për një fjalim mbi politikën e brendshme, se Uashingtoni do të vazhdonte sulmet.
“Kur pyesni a po ia arrijnë qëllimit të ndaljes së sulmeve ndaj Houthi-t, jo. A do të vazhdojnë sulmet, përgjigja është po”, tha Presidenti Biden.
Sulmet e fundit po kryhen ndërsa Shtetet e Bashkuara e rikthyen lëvizjen Houthi në listën e organizatave terroriste. Sanksionet kundër organizatave terroriste synojnë t’i shkëpusin ato nga burimet financiare.
Pavarësisht sanksioneve dhe sulmeve ushtarake, përfshirë një operacion në shkallë të gjerë të kryer nga luftanijet dhe avionët luftarakë të SHBA-së dhe Britanisë, që goditën më shumë se 60 objektiva në të gjithë Jemenin, rebelët Houthi vazhdojnë të sulmojnë anijet tregtare dhe ushtarake. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar fuqishëm Iranin që të ndërpresë dërgimin e armëve për këtë grup.
Për muaj të tërë, rebelët Houthi kanë marrë përgjegjësinë për sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq për të cilat ata thonë se janë të lidhura me Izraelin ose shkonin drejt porteve izraelite. Ata thonë se sulmet e tyre synojnë t'i japin fund ofensivës izraelite ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që u nxit nga sulmi terrorist i grupit militant palestinez, Hamas më 7 tetor në jug të Izraelit.
Sulmet kanë vënë në shënjestër anijet tregtare që kalojnë tranzit nëpër ngushticën kritike Bab el-Mandeb që lidh tregjet aziatike me Evropën, që nga sulmi i 7 tetorit dhe lufta e mëvonshme e Izraelit kundër grupit militant në Gazë.
SHBA dhe aleatët e saj kanë formuar Operacionin “Prosperity Guardian” për të mbrojtur trafikun e anijeve dhe aktualisht anije luftarake nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar po patrullojnë zonën.
“Këto sulme do të vazhdojnë për aq kohë sa të jenë të nevojshme” tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby./ VOA
Gjendja e ekonomisë ndikon shpesh tek mënyra se si amerika...
Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re sipas ...
Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump janë ...
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë v...
Gjatë orëve të fundit, Pakistani ka kryer sulme raketore b...
Gjermania nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketat e tipit ...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Prok...
Rrugë e shtigje të mbuluara me shtresë akulli në jugpe...
Ushtria amerikane ndërmori një valë të re goditjesh ku...
Policia famëkeqe fetare e talebanëve ka ndaluar dhjetë...
Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Hou...
Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë...
Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ar...
Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ...
Që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të m...
“Kënaqësia seksuale, e cila është një dhuratë nga Zoti, mi...
Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Par...
Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë G...
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...