
Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë, për shkak të shqetësimeve lidhur me praninë e mercenarëve të Wagner-it, njoftoi të premten zëvendësministri i Brendshëm.
“Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikëaklimeve kufitare”, tha Arnoldas Abramavicius për AFP-në.
Sipas tij, pikëkalimi kufitar i Sumskos dhe ai i Tvereciausit do të mbyllen.
Lituania, shtet anëtar i NATO-s në krahun lindor të aleancës, pritet që të zyrtarizojë këtë vendim javën e ardhshme.
Bjellorusia – aleatja e Moskës – është nikoqire e luftëtarëve të Wagner-it, të cilët u zhvendosën në këtë shtet pas rebelimit ndaj ushtrisë së Rusisë.
Liderët e Lituanisë dhe Polonisë më herët gjatë kësaj jave thanë se afër 4.000 mercenarë veçse janë stacionuar në Bjellorusi.
Të dyja shtetet po e shqyrtojnë marrjen e një vendimi të përbashkët për mbylljen e tërësishme të kufijve me Bjellorusinë, pas shqetësimeve se luftëtarët e Wagner-it mund të tentojnë të kalojnë kufijtë të kamufluar si migrantë dhe të kryejnë akte provokuese brenda këtyre dy shteteve.
Abramavicius tha se përveç mbylljes së dy pikëkalimeve kufitare, Lituania duhet të bëhet gati “që të mbyllë plotësisht kufirin në çdo moment”.
Si Polonia ashtu edhe Lituania kanë ngritur gardhe në kufijtë e tyre me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke e akuzuar Minskun dhe Moskën se po orkestrojnë fluks të migrantëve për në Bashkimin Evropian, me qëllim që të destabizojnë 27 shtetet e bllokut./REL
Arabia Saudite do të presë bisedimet e paqes për Ukrainën ...
Në Prizren ka nisur edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkomb...
Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e nj...
Rekordet e temperaturës së oqeanit po thyhen në mbarë botë...
India po shqyrton shkurtimin ose heqjen e një takse import...
Lituania i ka shpallur më shumë se 1.000 shtetas të Rusisë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Sistemi shëndetësor në Britaninë e Madhe ka krijuar një de...
Figurës kundërthënëse me ndikim, Andrew Tates i është hequ...
Ekzekutohet në SHBA vrasësi serial James Barnes, i cili to...
Papa Françesku ka njoftuar se mund të zhvillojë një vizitë...
Djegia e Kuranit javën e kaluar po bëhet një problem në rr...
Lalish është një fshat i vogël malor në Kurdistan me një p...
Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet ...
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar masat...
Kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny prit...
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sqaroi se gru...
Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thi...
Donald Trump është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave fede...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...