Plani i ri i BE-së/ Synohet blerje armësh mbrojtëse brenda Europës
Bashkimi Europian njoftoi të mërkurën një përpjekje të re ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë bërë të ditur se janë gjetur dhe identifikuar 11 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ata janë identifikuar pas “26 pranverash në pritje dhe ankth”.
“Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve. Më 2 prill 1999, ata, bashkë me qindra burra dhe djem shqiptarë, u grumbulluan me dhunë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, në një fushë në Kralan, rrethuar me tanke. Aty u mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Më 4 prill, nga ta u ndaluan 86 burra dhe djem, ndër të cilët 11 ishin të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook, duke thënë se pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, Serbia i ka rrëmbyer kufomat.
Kurti ka thënë se janë gjetur dhe identikuar trupat e Adem Gashit, Sahit Gashit, Bekim Hasanit, Sheremet Ismajlit, Mentor Myrtajt, Osman Fejzës, Shkelzen Hajdarajt, Bekim Gashit, Sabedin Kryeziut, Mentor Kryeziut dhe Vehbi Halilajt.
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbetjet mortore janë zhvarrosur në vjeshtën e vitit 2023 dhe prej atëherë ka nisur procesi i identifikimit përmes ADN-së.
Sipas të dhënave më të fundit të Kryqit të Kuq, deri në janar të këtij viti në Kosovë ishin 1.612 persona të pagjetur nga lufta më 1998/99.
Kryetari i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka nisur një letër kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë muajit shkurt duke kërkuar hapa konkretë prej saj dhe bllokut evropian për të detyruar Serbinë që të bashkëpunojë dhe t’i hapë arkivat e saj shtetërore, përfshirë ushtarake, policore dhe të inteligjencës, për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit.
Më 15 janar të këtij viti ishte planifikuar mbajtja e një takimi të Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe të Serbisë për të pagjeturit, mirëpo ai ka dështuar për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë, si shenjë proteste pas një aksioni të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë.
Komisioni i përbashkët Kosovë – Serbi për të pagjeturit është ngritur në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Formimit të Komisionit i ka paraprirë pajtueshmëria e arritur nga udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë më 2023 për Deklaratën e përbashkët për Personat e Zhdukur.
Disa prej zotimeve të bëra në deklaratë përfshijnë:
qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar;
vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe
punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Në praktikë nuk është realizuar asnjëra pikë e deklaratës, pavarësisht thirrjeve të bllokut evropian.
Kosova dhe Serbia dialogojnë prej vitit 2011 dhe kanë arritur edhe një mori marrëveshjesh tjera, por jo të gjitha janë zbatuar.
Bashkimi Evropian u rikujton dy palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre në integrimet euro-atlantike./ REL
Bashkimi Europian njoftoi të mërkurën një përpjekje të re ...
Personat e lënduar në tragjedinë e Koçanit në Maqedoninë e...
Ka përfunduar biseda telefonike mes presidentit amerikan D...
Në SHBA u publikuan mijëra regjistrime dhe materiale të kl...
Parlamenti i Serbisë konfirmoi të mërkurën dorëheqjen e kr...
Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktak...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës...
Siç dihet, negociatat për draft tekstin e Marrëveshjes për...
Gjashtë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u raportuan t...
Policia turke arrestoi këtë të mërkurë kryebashkiakun e St...
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një de...
18 persona janë arrestuar deri më tani dhe 16 persona të t...
Përfundon biseda telefonike e presidentit amerikan Donald ...
Ligjvënësit gjermanë kanë votuar sot për të lejuar një rri...
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Spanjën jug...
Në Serbi po shtohen thirrjet për një hetim mbi dyshimet se...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të largojë ...
Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë ka lëshuar një urdhër-ar...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të zhvillojë një bis...
Izraeli ka kryer sërish sulme në Gaza gjatë natës ku rapor...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...