web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon biseda Trump-Zelensky/ Diskutime të mira për nisjen e paqes

19 Mars 2025, 16:57, Kosova & Bota CNA

Përfundon biseda Trump-Zelensky/ Diskutime të mira për nisjen e

Ka përfunduar biseda telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Biseda mes dy liderëve zgjati rreth një orë.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin sociale ‘Truth Social’, Trump e përshkroi bisedën si shumë të mirë.

"Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre,"- shkroi Trump.

Presidenti amerikan tha se tanimë dy vendet janë në rrugën e duhur.

“Ne jemi në rrugën e duhur”,-shtoi Trump.

Trump tha se ai ka kërkuar që Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara.

Trump tha se së shpejti do të publikohet edhe një deklaratë e mëtejshme.

Besohet se Shtëpia e Bardhë mund të publikojë më shumë detaje nga kjo telefonatë, nga Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt në një konferencë në orët në vijim./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga