Armët e dhuruara nga SHBA dhe NATO, jetike për sukseset e Ukrainës në fushëbetejë
Të enjten Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin vendi...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është ndër liderët e parë të vendeve të BE-së, i cili ka uruar Kosovën për dorëzimin e kërkesës formale për anëtarësim në BE.
Nga Brukseli, ku sot po mbahet samiti i liderëve të shteteve anëtare të bllokut, ka përshëndetur këtë hap që ka bërë Kosova, dhe ka premtuar ndihmë nga përvoja që ka pasur Kroacia në rrugën drejt anëtarësimit.
“Përshëndesim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe i dëshirojmë shumë sukses në udhëtimin evropian. Do të vazhdojmë t’i japim mbështetje dhe do t’ia ofrojmë përvojën tonë kroate. Urime kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar ai në Twitter.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë - vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian - aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Kroacia – vendi i fundit që iu bashkua BE-së, në vitin 2013 – kishte aplikuar për anëtarësim më pak se 1 vit e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, i gjithë procesi deri në anëtarësimin e Kroacisë kishte zgjatur 12 vjet.Rrugëtimi i Kosovës mund të jetë më i ndërlikuar sesa ai i Kroacisë, pasi që kjo do të jetë hera e parë që një shtet aplikon për anëtarësim pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia. Kosova është, gjithashtu, shteti i vetëm i rajonit që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në.Kosova, deri më tani, ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që u nënshkrua në Strasburg, më 17 tetor të vitit 2015.Me dorëzimin e aplikacionit nga Kosova, nuk ka më asnjë shtet në Ballkanin Perendimor që nuk ka kërkuar anëtarësim në BE.
Aktualisht, janë tetë shtete që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.Të mërkurën, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.Të tre udhëheqësit e Kosovës e cilësuan këtë moment “historik”, ndërsa Konjufca shtoi se pret që, pas dorëzimit të aplikimit, Komisioni Evropian të rekomandojë dhënien e statusit të vendit kandidat./ Voa
Të enjten Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin vendi...
Presidentja e Parlamentit Evropian premtoi një seri të...
Ministrat e Bashkimit Evropian votuan në fillim të jav...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot fj...
Duke inauguruar një rrugë ka urinuar në pantallona. Është ...
Një tërmet 6.2 shkallësh të Rihterit ka goditur bregdetin ...
Grupimi "Shtetas të Rajhut, anëtarë të të cilit u arrestua...
Protestat në Iran, të cilat kanë hyrë tashmë në muajin e t...
Gjermania i ka dhënë dritën e gjelbër blerjes së dhjetëra ...
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishm...
Deklarata e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin...
Kosova ka synuar që t’u bashkohet organizatave perëndimore...
As fluksi i ri i refugjatëve nga Ukraina, e as kriza ekono...
Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryebashkiakun e S...
Prokurori federal me përvojë Andrew Adams drejto...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sisteme të m...
Zyrtarët e Ukrainës thanë të mërkurën se Rusia sulmoi ...
Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kan...
Irani po akuzon Azerbajxhanin fqinj se po nxit pakicën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...