Raporti i Ministrisë së Mbrojtjes në Tajvan: Kina është gati për sulm
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit thotë në një raport se Pe...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akredituar disa media për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të së dielës, kryesisht media serbe nga Kosova dhe Serbia, pas shqetësimeve të ngritura nga anëtarët e këtij trupi, që thanë se disa nga këto media janë “të njohura për propagandë dhe shpifje kundër Kosovës”.
Anëtarët e KQZ-së i kërkuan Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike që të bëjë verifikime të mëtejme për këto media.
“Nëse mendoni që duhet bërë verifikime të mëtejme, do të bëjmë”, tha drejtori i kësaj zyreje Besnik Buzhala.
Gjatë mbledhjes të mbajtur më 9 tetor u akredituan 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare me gjithsej 573 vëzhgues.
AGK, e “shqetësuar” me vendimin e KQZ-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shprehu shqetësim për vendimin “e paprecedent” të KQZ-së për mosakredimin e asnjë media në gjuhën serbe.
“Nga diskutimet e anëtarëve në mbledhje, refuzimi duket i natyrës politike dhe etnike. AGK-ja e sheh këtë vendim si të papranueshëm dhe që shkon në kundërshtim me vlerat demokratike të Kosovës, dhe lirinë e medias në vend. Mediat në gjuhën serbe në Kosovë, janë të regjistruara në ARBK si biznese, ose në MBP si OJQ”, tha AGK-ja, duke shtuar se serbët në Kosovë kanë të drejtë kushtetuese që të informohen për një proces kaq të rëndësishëm në gjuhën e tyre, që është gjuhë zyrtare.
AKG-ja inkurajoi të gjitha mediat e refuzuara që të ankohen menjëherë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Reagime për vendimin pati edhe nga Shoqata e Gazetarëve të Serbisë dhe dega e saj në Kosovë, që e vlerësuan vendimin e KQZ-së si diskriminues dhe kërkuan reagim urgjent nga Federata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Gazetarëve, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Ndërkaq, misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se është i zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për të mosakredituar mediat në gjuhën serbe.
"Zgjedhjet e lira dhe transparente varen nga qasja e hapur dhe e njëjtë për të gjitha mediat për të vëzhguar, raportuar dhe informuar publikun për zhvillimet zgjedhore. Kufizimi i akreditimit të mediave në bazë të përkatësisë së perceptuar ndaj komunitetit, gjuhës ose qëndrimit editorial kufizon aftësinë e gazetarëve për të kryer detyrat e tyre profesionale", tha OSBE-ja.
Për Radio Kim, vendimi i KQZ-së është “një lloj skandali”
Një nga mediat që nuk u akreditua është edhe Radio Kim nga Çagllavica. Redaktorja në këtë media, Zorica Vorguçiq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se vendimi i KQZ-së për të mos akredituar asnjë medium që raporton në gjuhën serbe është “një lloj skandali”.
Ajo theksoi se media ku ajo punon e kishte dërguar me rregull dhe me kohë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkon KQZ-ja për akreditim, kishte marrë konfirmimin për pranimin e kërkesës, por të enjten kishte parë njoftimin për refuzim.
“As nuk patën mirësinë të na njoftojnë se jemi refuzuar. Nuk e di cila është arsyeja, sepse nuk e kanë bërë të ditur”, tha ajo.
Vorguçiq theksoi se Radio Kim ka ndjekur të gjitha proceset zgjedhore që nga periudha pas luftës dhe se gazetarët e tyre kanë marrë rregullisht akreditime, përfshirë ato për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ajo shtoi se ndër mediat e refuzuara janë pothuajse të gjitha ato që raportojnë në gjuhën serbe - qoftë lokale të regjistruara në Kosovë apo nga Serbia që kanë korrespondentë në Kosovë.
“Kush do të raportojë për votimin në mjediset me shumicë serbe kur asnjë ekip gazetaresk nuk është akreditur? Kjo duhet të jetë një alarm për komunitetin mediatik, pavarësisht nga cila grup etnik vjen… Ky është një alarm për shoqatat profesionale, OSBE-në dhe BE-në. Shpresoj që dikush nga të përmendurit të reagojë dhe të ndërmarrë diçka”, deklaroi ajo.
Çfarë thanë anëtarët e KQZ-së?
Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që mediat ndërkombëtare të ndahen nga ato nga arena ndërkombëtare, shtetet që e njohin Kosovën me ato që vijnë nga Serbia, “të cilat edhe janë të njohura për propagandën, shpifjen që e bëjnë dhe luftën speciale që e bëjnë ndaj Kosovës”.
Ai mori shembull Radio Televizionin e Serbisë që tha se nuk e njeh Kosovën si shtet dhe e trajton “si pjesë të Serbisë”.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti, përmendi media të tjera që, sipas tij, ndjekin politikën e Serbisë dhe financohen nga ky shtet. Ai tha se në Kosovë ka të regjistruara media në gjuhën serbe, por i përkasin një grupi të mediave me seli në Beograd, që sipas tij, "është i lidhur me pushtetin atje".
Për media të tilla, ai tha se nuk mund të votojë.
Edhe dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e panë si problematike listën e rekomanduar nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.
“Lista duhet të kthehet në Komisionin e Pavarur për Media dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe ata të japin përgjigje nëse ka ndonjë media apo individë brenda tyre që mund të cenojnë rendin publik apo edhe interesin e përgjithshëm”, tha Ilir Gashi.
Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pranoi se qëndron shqetësimi i ngritur për mediat nga Serbia. Ai tha se media të tilla nuk janë në databazën e KPM-së dhe në praktikë nuk kërkohet që ky institucion të japë leje që ato të operojnë në ditën e zgjedhjeve në Kosovë.
“Është krejt në autoritetin e KQZ-së dhe cilido institucion tjetër që t’i akreditojë ose jo për zgjedhjet lokale. Nëse nuk kemi informacione për media që nuk janë të regjistruara, është problem të votohet lista”, tha ai.
Por, këto arsyetime u kundërshtuan nga përfaqësuesja e Listës Serbe, Gordana Llaban. Ajo tha se nuk ka logjikë që të prejudikohet paraprakisht se këto media mund të bëjnë diçka dhe prandaj nuk po akreditohen.
Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor. Qytetarët në 38 komuna do të zgjedhin udhëheqësit e rinj dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Vendimi i KQZ-së për mosakredimin e mediave që vijnë nga Serbia vijnë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë akuzuar Serbinë se po ndërhyn në këto zgjedhje./ Rel
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit thotë në një raport se Pe...
Një grupim i dyshuar si terrorist u shkatërrua nga zyra e ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë ...
Të enjten gazeta belge De Tijd publikoi një raport sipas t...
SHBA-të kanë prezantuar sanksionet ndaj NIS, kompanisë kry...
Ukraina ka shkaktuar mungesa të konsiderueshme gazi në Rus...
Gjatë natës së mbrëmshme Rusia ka bërë një sulm me dron mb...
Rosatom, kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore p...
Qeveria e re e Kancelarit Friedrich Merz ka deklaruar se n...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka mbyllur hetimet dhe ka s...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u...
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur në faqen e tij se do të...
Shtetet e Bashkuara kanë filluar mëngjesin e së enjtes zba...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka re...
Pas arritjes së fazës së parë të marrëveshjes me Izraelin,...
Pasi Izraeli dhe Hamasi nënshkruan marrëveshjen për fazën ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaron se është arrit...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nuk do të marr...
Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të emërojë një k...
Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...