Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Drejtues të lartë të politikës europiane dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, u takuan në Bruksel, ku biseduan për prioritetet e përbashkëta të mbrojtjes dhe u dakordësuan për nevojën e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.
Drejtues të nivelit të lartë të vendeve europiane ranë dakord në Bruksel për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Një sistem i përbashkët armatimi do të ulte ndjeshëm kostot. Shumë prej liderëve europianë kanë ripërsëritur nevojën për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen, megjithatë BE shpreson që kjo rritje të mos jetë aq e lartë sa pretendon presidenti i SHBA-së, Donald Trump: 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivel kombëtar.
Shtetet europiane besojnë se kostot do të ulen ndjeshëm nëse prodhojnë vetë
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi më parë (03.02.2025), se: "Na duhet të forcojmë industrinë vetjake të mbrojtjes dhe të krijojmë sisteme të përbashkëta armatimi. Atëherë industria jonë e mbrojtjes do të përdorë sisteme të njëjta ushtarake dhe ushtritë e vendeve anëtare do të ndërvepronin."
Shumë vende anëtare të BE-së e trajtojnë çështjen nga këndvështrimi kombëtar dhe shpenzojnë paratë e takspaguesve të tyre në krijimin e sistemeve vetjake të armatimit.
Por sipas ekspertëve në kontekstin e rrezikut të përbashkët rus ky këndvështrim është i kushtueshëm dhe nuk ka rezultat. Rafael Loss, nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), thotë se "një nga mangësitë tona është që në BE përdorim sisteme të ndryshme tankesh dhe për këtë arsye kostoja për njësi të çdo blerjeje është më e lartë sesa do të ishte me një numër më të ulët sistemesh."
Ekspertët: I nevojshëm një pakt BE - Britani e Madhe
Ekspertët thonë se shtetet duhet të bashkëpunojnë dhe të mbështeten tek aftësitë e njëri-tjetrit. Dhe këtu hyn në lojë mbrojtja e Mbretërisë së Bashkuar. Britania e Madhe nuk është më shtet anëtar i Bashkimit Europian, por është një ndër dy shtetet me armatim bërthamor në Europën Perëndimore. Ky vend stërvitur dhjetëra mijëra ukrainas për në fushëbetejë dhe e ka furnizuar vendin e tyre me raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat kanë qenë thelbësore në luftën kundër Rusisë. Britania e Madhe udhëheq gjithashtu Ekspeditën e Përbashkët Ushtarake që përbëhet nga dhjetë shtete dhe është zhvendosur në detin Balltik për të parandaluar sulmet hibride ruse. Ekspertët thonë se një pakt me Mbretërinë e Bashkuar do të ishte i dobishëm.
Londra së fundi ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen me Berlinin dhe Parisin dhe tashmë e ka kthyer vështrimin nga pakti i mbrojtjes me BE-në.
Por ky pakt aktualisht mbetet i bllokuar nga Franca për shkak të mosmarrëveshjeve me Britaninë e Madhe lidhur me të drejtat e peshkimit. Ekspertët britanikë thonë se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ndihmojë shumë pa pasur qasje te financat e BE-së.
Konsensusi në shkallë të gjerë, sfidë për BE-në
Anand Sundar, Këshilltar i Drejtorit të ECFR, thotë se "me Mbretërinë e Bashkuar që është jashtë BE-së për momentin, do të thotë se kur BE-ja financon shpenzimet e rritura të mbrojtjes ose rritjen e nismave të mbrojtjes, Mbretëria e Bashkuar lihet jashtë. Dhe kjo nuk është e mirë për askënd, sepse nëse Mbretëria e Bashkuar nuk ka qasje në paratë e BE-së, Brukseli nuk do të ketë qasje në industrinë britanike të mbrojtjes."
Zyrtarët e BE-së thonë se koordinimi mes industrive europiane të mbrojtjes do të ishte frytdhënës për të gjithë dhe do të krijonte mundësi punësimi për të gjitha palët. Sfida më e madhe për partnerët europianë do të ishte konsensusi në shkallë të gjerë./ DW
Qindra ushtarë meksikanë u dislokuan të martën në kufirin ...
Shërbimi Postar i SHBA-së do të pezullojë përkohësisht pak...
Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka nënshkruar një U...
SHBA do të "marrë Rripin e Gazës", do ta rrafshojë atë dhe...
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara ka d...
Presidenti Donald Trump zbuloi një urdhër ekzekutiv që për...
Partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën për zgjedhj...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se me pres...
Dy punonjës të Autoritetit të Aeroporteve Metropolitane të...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet të zhvillo...
Një sulm me armë zjarri në një shkollë edukimi për të rrit...
Gjykata e Hagës ka dënuar me burg 3 ish-drejtuesit e UÇK-s...
Shqetësimet për luftë tregëtare pas njoftimit të President...
Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon t...
Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në...
Banorët në Santorini u përballën me një tjetër natë të vës...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të bëhet l...
Presidenti Donald Trump tha të hënën se "TikTok"-u mund të...
Kina ka njoftuar veprime hakmarrëse pas tarifave të reja t...
Presidenti i Amerikës, Donald Trump zbuloi se nëse Ukrainë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...