Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja kalon 8% deri në orën 11:00
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...

Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë që, përmes marrjes së shtetësisë serbe, fitojnë mundësinë e hyrjes pa viza në Bashkimin Evropian (BE), përbën sfidë të mundshme sigurie për bllokun, vlerësoi Komisioni Evropian (KE).
Në dokumentin më të fundit të Komisionit Evropian, i cili vlerëson progresin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me sundimin e ligjit, thuhet se gjatë periudhës së fundit është rritur numri i shtetësive të dhëna për shtetasit rusë.
“Pavarësisht të drejtës sovrane të Serbisë për të vendosur mbi politikat e saj të shtetësisë dhe natyralizimit, fitimi i përshpejtuar i së drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetasit rusë përmes dhënies së shtetësisë serbe, numri i të cilëve është rritur krahasuar me vitet e mëparshme, paraqet rreziqe të mundshme sigurie për BE-në”, thuhet në dokumentin joformal të KE-së, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL).
Ky dokument ishte çështje diskutimi në nivelin e diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fund të majit.
“Serbia duhet ta përmirësojë kontrollin e kërkesave për viza të paraqitura nga shtetas të vendeve që konsiderohen me rrezik në aspektin e migracionit të parregullt ose të sigurisë”, thuhet më tej.
Kohët e fundit, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po ushtrojnë trysni mbi Komisionin Evropian për ta propozuar një ligj që do ta lehtësonte refuzimin e vizave turistike për shtetasit rusë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Sipas të dhënave të BE-së, numri i vizave turistike të lëshuara për zonën Shengen për shtetasit rusë u rrit gjatë vitit 2025 në pothuajse 480.000, që është niveli më i lartë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar tashmë se Serbia nuk do të vendosë viza për shtetasit rusë. Sipas kushteve të Planit të Rritjes, Serbia deri në fund të vitit duhet të vendosë viza për të paktën tri shtete.
Politika e vizave e Serbisë është “vetëm pjesërisht e harmonizuar” me politikën e vizave të Bashkimit Evropian dhe me listën e vendeve të treta, qytetarët e të cilave kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE, thuhet në raportin për sundimin e ligjit për Serbinë.
Aktualisht, 12 të ashtuquajtura vende të treta gëzojnë regjim pa viza me Serbinë, por jo edhe me BE-në: Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Kina, Indonezia, Xhamajka, Kirgizi, Kazakistani, Rusia, Surinami dhe Turqia.
“Nuk është arritur përparim i mëtejshëm në harmonizimin me politikën e vizave të BE-së që nga dhjetori i vitit 2024, kur Serbia përmbushi detyrimet e saj nga Agjenda e Reformave për harmonizimin e regjimit të vizave me BE-në për të paktën tri vende, shtetasit e të cilave kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE”, thuhet në dokument.
Me Agjendën e Reformave, Serbia është zotuar të vendosë regjim vizash për të paktën tri nga shtetet e përmendura. Vlera e këtij detyrimi në kuadër të Planit të Rritjes është pak më shumë se 27 milionë euro. Mosrealizimi i këtij detyrimi deri në fund të vitit 2026 do të rezultonte në humbjen e kësaj shume të mjeteve financiare.
Në Agjendën e saj të Reformave për Planin e Rritjes, Serbia kishte parashikuar zbatimin e këtij detyrimi deri në fund të dhjetorit 2024. Megjithatë, Komisioni Evropian u ka miratuar të gjitha vendeve të rajonit një periudhë shtesë, të ashtuquajtur “grace period”.
Për detyrimet që duhej të përmbusheshin deri në fund të vitit 2024, afati është zgjatur me 24 muaj, pra deri në dhjetor të vitit 2026. Ndërkohë, para se të vendosë eventualisht viza për të paktën tri shtete, Komisioni Evropian kërkon nga Serbia që të ashpërsojë rregullat për lëshimin e vizave për shtetasit e vendeve që ende kanë regjim pa viza me Serbinë, por jo me BE-në.
Komisioni konsideron se në këtë mënyrë do të sigurohej kontroll më i madh dhe harmonizim më i mirë me standardet e BE-së, si dhe do të zvogëlohej fluksi i migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian nga shtetas të vendeve të treta që hyjnë në Serbi me viza të vlefshme. /REL
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...