Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...

Këshilli i Bashkimit Europian e ka përfshirë Kosovën të hënën në listën e vendeve të sigurta të origjinës, në përpjekje për ta përshpejtuar kthimin e emigrantëve, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE.
Përveç listës për vendet e sigurta të origjinës, Këshilli arriti pajtueshmëri edhe për konceptin e vendeve të treta të sigurta.
Blloku shpreson se këto akte ligjore do ta forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendeve të sigurta në legjislacionin e BE-së për azil, synimi i të cilave është të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive azili për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.
Së bashku me Kosovën, në listën e vendeve të sigurta të origjinës janë futur edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.
Tani i mbetet Këshillit të arrijë pajtueshmëri me Parlamentin Europian për tekstin përfundimtar ligjor lidhur me këto dy akte.
“Sot, u pajtuam për listën e parë ndonjëherë të BE-së për vendet e sigurta të origjinës, e cila do të ndihmojë në krijimin e procedurave më të shpejta dhe më efikase të azilit, si edhe kthimin e atyre që nuk kanë nevojë për mbrojtje. Një moment i rëndësishëm për politikën e azilit të BE-së”, tha ministri danez për Emigracionin dhe Integrimin, Rasmus Stoklund.
Kjo nënkupton se azilkërkuesit që shkojnë në BE nga këto shtatë vende mund të përballen lehtësisht me refuzimin e kërkesave të tyre dhe me urdhër kthimi.
Sipas Këshillit, çdo vit dhjetëra mijëra njerëz mbërrijnë në Europë dhe kërkojnë azil, edhe pse largohen nga vende të sigurta ku zakonisht nuk ka rrezik përndjekjeje.
Numri i azilkërkuesve nga Kosova në BE është rritur pas liberalizimit të vizave më 1 janar 2024.
Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kishin emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.
Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.
Sipas rregullores së procedurës së azilit 2024, e miratuar si pjesë e Paktit për Azilin dhe Emigracionin, shtetet anëtare duhet të zbatojnë një procedurë të përshpejtuar për aplikantët nga një vend i sigurt i origjinës dhe mund ta kryejnë atë në kufi ose në zonat e transitit.
Rregullat për vendet e sigurta të origjinës bazohen në premisën se aplikantët nga këto vende supozohet të kenë mbrojtje të mjaftueshme kundër rrezikut të përndjekjes ose shkeljeve serioze të të drejtave të tyre themelore.
Komisioni Europian i paraqiti këto dy akte të reja ligjore në fillim të këtij viti./REL
Sistemet e kujdesit shëndetësor në Europë, SHBA dhe Azi ja...
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, tha se Bas...
Platforma "X", në pronësi të Elon Musk, ka bllokuar Komisi...
Fermerët në të gjithë Greqinë po intensifikojnë bllokimet ...
Pas vjedhjes me thyerje në tetor dhe rrjedhjes së ujit në ...
Pallati mbretëror britanik i Buckingham-it publikoi kartol...
Një djalë 12-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një helik...
Sirianët shënuan përvjetorin e parë të përmbysjes së regji...
Të paktën shtatë persona u plagosën kur dronët rusë goditë...
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, bëri disa dekl...
Protestat e fermerëve në Greqi po marrin përmasa të reja, ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndarë disa komente p...
Për përcaktimin e moshës së daljes në pension ekzistojnë d...
Rusia po zgjeron sulmet e saj hibride me dronë, sabotim dh...
Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi Çmimet e Qendrë...
Presidenti Volodymyr Zelensky do të takohet me udhëheqësit...
Ushtria Mbretërore Tajlandeze ka nisur sulme ajrore përgja...
Qindra libra në Bibliotekën e Antikiteteve Egjiptiane në P...
Një thesar prej 225 figurinash funerare është zbuluar bren...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë organizoi sot tër...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...