Zyrtarët amerikanë: Putini mund të reduktojë disa nga ambiciet e tij lidhur me Ukrainën
Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për...

Ndonëse është përballë një disfate të madhe ushtarake në Ukrainë, Moska vazhdon që të sabotojë dhe destabilizojë rajonet e cenueshme evropiane, sidomos Ballkanin Perëndimor. Dhe këtë gjë po e bën nëpërmjet aleatëve dhe partnerëve, të cilët ose kanë pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje, ose janë shumë të korruptuar me paratë dhe burimet ruse, ose mbështesin rrjetet e vjetra miqësore me zyrtarët rusë.
Shumica e shteteve evropiane kanë në gjirin e tyre grupime nacionaliste, ultra të majta dhe populiste që marrin para ruse apo që e shohin Moskën si një bastion antidemokratik, antiliberal dhe antiamerikan me shumë vlerë për ta. Megjithatë, vetëm disa vende qeverisen nga parti apo presidentë të tillë.
Në këtë rajon, 3 shtete kanë aktualisht në krye udhëheqës që janë deklaruar hapur pro-rusë; Serbia, Hungaria dhe gjysma e Bosnje-Hercegovinës. Ndërsa 2 vende të tjera, Mali i Zi dhe Bullgaria janë nën presion nga Moska për të ndjekur shembullin e tyre.
Serbia mbetet sigurisht pikëmbështetja kryesore e depërtimit rus në Ballkan, dhe për këtë arsye përbën një shqetësim të vazhdueshme për institucionet evropiane. Moska e sheh presidentin Aleksandër Vuçiç si përçarësin kryesor kundër Perëndimit dhe në dobi të Rusisë.
Ndjekja e agjendës së “botës serbe”, ndihmon në minimin e pavarësisë së shteteve ballkanike që kërkojnë lidhje më të ngushta me SHBA-në dhe institucionet perëndimore. Në Serbi kanë depërtuar thellë shërbimet sekrete ruse, dhe Vuçiç e di se do të braktisej shumë shpejt dhe madje do të dëbohej nga Kremlini në rast se do të njihte pavarësinë e Kosovës, do të mohonte objektivat separatiste të serbëve në Bosnje-Hercegovinë, do të njihte plotësisht shtetësinë e Malit të Zi dhe do të bënte një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Serbisë në NATO.
Në fakt, frika e Vuçiçit nga Putini, garanton nënshtrimin e Beogradit ndaj strategjisë së Kremlinit. Interesat shtetërore të Rusisë shërbehen më së miri në Bosnje-Hercegovinë përmes ndarjeve etno-nacionaliste të krijuara nga Republika Srpska dhe udhëheqësit nacionalistë kroatë.
Megjithëse Moska synon që të korruptojë një gamë të gjerë politikanësh dhe biznesmenësh në rajon, pavarësisht nga përkatësia etnike, Milorad Dodik ka dëshmuar të jetë historia kryesore e suksesit. Ambiciet dhe varësia e tij nga Rusia për mbështetje politike, qëndrim diplomatik dhe financim korruptiv, garantojnë manipulimin e tij.
Shkëputja e RS nga Bosnja ka të ngjarë të ndodhë kur Putin të ketë nevojë për një krizë të madhe rajonale, apo edhe një luftë tjetër ballkanike, e cila mund të përfshijë edhe aleatët e tij në Beograd dhe Budapest, gjë që do të përçajë qëndrimin e Perëndimit. Tek e fundit, Dodik është i dobishëm për Kremlinin si një provokator dhe sabotator.
Qeveria hungareze është një levë shtesë për Moskën në promovimin e agjendës pan-serbe, dhe po ashtu një burim i vlefshëm fërkimi brenda BE-së. Kryeministri Viktor Orban i shërbeu me besnikëri Putinit duke e bllokuar pranimin e Suedisë në NATO, vonuar hyrjen e Finlandës në NATO dhe penguar pjesëmarrjen e Ukrainës në takimet e nivelit të lartë të NATO-s.
Po ashtu, Budapesti nënshkroi kohët e fundit një marrëveshje energjetike me Gazprom, dhe ka pranuar që Rusia të ndërtojë në vend një central bërthamor. Ndërkaq Orban ka mbështetur lëvizjet e Dodik drejt shkëputjes dhe ka favorizuar hapur programin rajonal të Vuçiçit duke nënshkruar marrëveshje për të nxitur bashkëpunimin ushtarak me Serbinë.
Hungaria merr shumë fonde nga BE edhe pse po i minon interesat perëndimore përballë një Rusie agresive, dhe renditet nga "Transparency International" si shteti më i korruptuar në union. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur së fundmi nën sanksione zyrtarët e Bankës Ndërkombëtare të Investimeve të kontrolluara nga Rusia në Budapest, duke e parë atë si një platformë për mbledhjen e të dhënave ekonomike konfidenciale.
Në rast se do të ekzistonte një mekanizëm për ta dëbuar Hungarinë nga NATO dhe BE, ai do të mbështetej gjerësisht në gjithë Evropën. Mali i Zi vazhdon të shihet në Kremlin si një vegël efektive antiperëndimore, përmes zgjedhjes së qeverisë se re nën ndikimin e Beogradit.
Zgjedhjet e fundit presidenciale dhe ato parlamentare në qershor, ofrojnë një mundësi të artë për të përmbysur kursin perëndimor të Malit të Zi dhe për të krijuar një hapësirë të konsiderueshme për serbizimin e këtij vendi. Çdo ndryshim i politikës së jashtme në Malin e Zi do të mirëpritet veçanërisht në Moskë, si një hakmarrje ndaj Podgoricës për pengimin e një përpjekjeje për grusht shteti në tetor 2016, dhe si një dëshmi se edhe anëtarët e NATO-s janë të prekshëm ndaj akteve subversive të Rusisë.
Edhe paqëndrueshmëria politike në Bullgari po promovohet enkas nga Moska për të mbajtur të çekuilibruar qeverinë në Sofje, për të krijuar mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, si dhe për të zvogëluar efektivitetin e NATO-s në rajonin e Detit të Zi.
Aseti kryesor i rusëve është presidenti Rumen Radev. Lidhjet e ngushta të këtij të fundit me Moskën, fshihen pas rezistencës së tij për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën. Po ashtu, ai ka bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Radev kundërshton një prani më efektive të NATO-s në Detin e Zi për të penguar ekspansionizmin e Moskës, dhe mbështet politikanët nacionalistë që kërkojnë të minojnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. Një seri zgjedhjesh parlamentare të njëpasnjëshme në Bullgari gjatë viteve të fundit, garantojnë se asnjë administratë nuk mund të funksionojë me një linjë të qartë pro-perëndimore.
Moska e ka parë tradicionalisht Bullgarinë si përfaqësuesen e saj besnike të Ballkanit, por për këtë ka pasur rezistencë nga partitë dhe politikanët pro-perëndimorë. Gjatë shekujve, Rusia është paraqitur si mbrojtëse e Bullgarisë kundër imperializmit turk, ndërsa ka përvetësuar si të sajën trashëgiminë dhe alfabetin fetar të Bullgarisë.
Për elitat ruse, serbët dhe bullgarët janë vëllezër e motra inferiorë, që duhet të ndjekin me besnikëri udhëheqjen e Moskës. Antiperëndimorizmi gjithnjë e më i hapur i Rusisë, i dukshëm në doktrinën e saj më të fundit të politikës së jashtme, e justifikon nxitjen e konflikteve ballkanike për të minuar kohezionin e Evropës.
Ballkani do të mbetet një fushëbeteje, edhe pse Rusia po e humbet kontrollin e saj mbi Ukrainën dhe federata e pafuqishme po fillon që të shkërmoqet. Në fakt, gadishulli mund të bëhet baza e fundit e Rusofilisë, ndonëse Moska po humb aleatët dhe ndikimin në Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore.
Në rast se duan që Ballkani të përfshihet vërtet në një botë të sigurt transatlantike, Uashingtoni dhe Brukseli, kanë nevojë për një qasje më të ashpër. Qeveritë aktuale në Serbi dhe Hungari që ndjekin shembullin e Moskës, nuk mund të shndërrohen në demokraci model dhe antiimperialiste.
Tolerenca e Perëndimit ndaj tyre vetëm sa nxit ambiciet dhe vendosmërinë e tyre për të mbetur në pushtet. Një politikë realisht efektive duhet të përqendrohet mbi të gjitha në forcimin e integritetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, duke frenuar njëkohësisht ndikimet rajonale dashakeqe të Beogradit. Në të kundërt, SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë të luajnë në favor të lojërave të rrezikshme të Moskës, dhe do të pyesin veten pse u shpërtheu sërish para syve një krizë e re.
Shënim: Janusz Bugajski, anëtar në Fondacionin Xhejmstaun me seli në Uashington./ Përshtatur nga CNA.al
Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për...
Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minu...
Anëtarët e sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në lindje t...
UASHINGTON – Drejtorja ekzekutive e Agjencisë së Shtet...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enj...
Qindra rumunë morën pjesë në protestën e organizuar në Bru...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Serbi këtë të die...
Kombet e Bashkuara njoftuan se çmimi më i lartë për lirinë...
Evropianët së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtoj...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar nj...
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar n...
Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën një sërë masash ...
Ish-Presdenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se...
Shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe qytete të tjera të Ukr...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, b...
Familja mbretërore e Britanisë së Madhe fillon një kap...
Zyrtarët ukrainas thanë se 18 civilë u vrarë nga sulmet me...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Policia braziliane bastisi këtë të mërkurë shtëpinë e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...