Pjesëmarrja deri në 13:00/ KQZ publikon të dhënat
KQZ ka përditësuar të dhënat për procesin e votimit deri n...

Izraeli do t’i shkatërrojë të gjitha tunelet e mbetura nëntokësore në Rripin e Gazës, të cilat përdoren nga luftëtarët e Hamasit, pavarësisht arritjes së armëpushimit me këtë grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjerë, tha të dielën ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
“Sfida e madhe e Izraelit pas fazës së kthimit të pengjeve do të jetë shkatërrimi i të gjitha tuneleve terroriste të Hamasit në Gazë”, shkroi Katz në platformën sociale X.
Ai tha se operacioni do të kryhet drejtpërdrejt nga ushtria izraelite, si dhe “përmes mekanizmit ndërkombëtar që do të krijohet nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara”.
Katz tha se u kishte dhënë urdhër trupave “të përgatiten për realizimin e misionit”, duke shtuar se qëllimi i Izraelit mbetet çmilitarizimi i Gazës dhe çarmatosja e Hamasit.
Pas tërheqjes fillestare të trupave, raportohet se forcat izraelite ende kontrollojnë më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës. Çdo tërheqje e mëtejshme varet nga gatishmëria e Hamasit për t’i dorëzuar armët.
Gjatë luftës dyvjeçare në Gazë, ushtria izraelite ka raportuar në mënyrë të përsëritur se ka shkatërruar tunele të Hamasit, megjithatë shkalla e rrjetit të mbetur nëntokësor mbetet e paqartë.
Para ofensivës izraelite, zyrtarët thoshin se tunelet shtriheshin për disa qindra kilometra, përfshirë edhe nën zona urbane.
Armëpushimi në Gazë filloi të zbatohet më 10 tetor, dy ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.
Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe./ Rel
KQZ ka përditësuar të dhënat për procesin e votimit deri n...
Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, ka ng...
Të dhënat e KQZ në Kosovë tregojnë shifrat e para të pjesë...
Ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparim...
Për zgjedhjet lokale që po mbahen sot, Prokuroria e Shteti...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani ka hedhur akuza se Ser...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ushtruar të drejtën ...
Kandidati i LVV për Prishtinën, Hajrullah Çeku ka ushtruar...
Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj është paraqitur në qendrë...
Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi në një deklaratë p...
Kreu i KQZ në Kosovë Kreshnik Radoniqi ka votuar në një qe...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë me ...
Sot, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do t’u drejtoh...
Disa grupe ushtarësh të Madagaskarit kanë sfiduar urdhrat ...
Diane Keaton, ylli fitues i çmimit Oscar në filmin “Annie ...
Një ditë pasi dy tërmete masive vranë të paktën tetë perso...
Një treg në qytetin gjerman të Giessenit është përfshirë n...
Koreja e Veriut zbuloi raketën e saj balistike më të fundi...
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dr...
Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden po i nënshtrohet r...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...