Punëtorët e Samsung-ut në Korenë e Jugut futen për herë të parë në grevë
Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në...

Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësuesve për të arritur një armëpushim në luftën e Gazës, forcat izraelite goditën qytetin Rafah nga ajri dhe toka gjatë natës, ndërsa tanket u vunë në lëvizje drejt perëndimit të qytetit, thanë banorët e Gazës.
Po ashtu u raportuan përleshje të ashpra midis trupave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë të udhëhequr nga Hamasi.
Banorët thanë se tanket që kanë marrë kontrollin përgjatë kufirit me Egjiptin, kryen disa sulme drejt perëndimit dhe qendrës së qytetit jugor, duke plagosur disa banorë, të cilët ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre dhe u kapën në befasi.
"Unë mendoj se forcat pushtuese po përpiqen të arrijnë në zonën e plazhit të qytetit Rafah. Goditjet gjatë natës ishin taktike. Ata hynë nën zjarr të fortë përpara se të tërhiqeshin", tha një banor palestinez.
"Ishte një nga netët më të rënda. Disa veta u plagosën brenda shtëpive të tyre, përpara se të evakuoheshin këtë mëngjes", i tha ai agjencisë së lajmeve "Reuters".
Forcat izraelite kanë operuar gjithashtu brenda kampit Al-Bureij në Rripin qendror të Gazës, ndërsa mbajtën dy kampe të tjera dhe një qytet aty pranë nën bombardime të rënda nga avionët dhe tanket, duke vrarë dhe plagosur disa palestinezë, thanë mjekët.
Krahët e armatosur të Hamasit, Xhihadi Islamik dhe grupe të tjera më të vogla, raportuan se luftëtarët e tyre kryen sulme kundër forcave pushtuese izraelite në disa zona në qendër dhe në jug të enklavës.
Ndërmjetësuesit nga Katari dhe Egjipti, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë shtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi, që do t’u jepte fund armiqësive, do të siguronte lirimin e pengjeve izraelitë dhe një numri palestinezësh të burgosur nga Izraeli, por burime të afërta me bisedimet thanë se nuk kishte shenja të një përparimi.
Që nga një armëpushim i shkurtër njëjavor në nëntor, të gjitha përpjekjet për të siguruar një armëpushim kanë dështuar, me Hamasin që ngulë këmbë në kërkesën e tij për një përfundim të përhershëm të konfliktit. Izraeli thotë se është i përgatitur të diskutojë vetëm për pauza të përkohshme derisa grupi militant të mposhtet.
"Ne kemi treguar të gjithë gatishmërinë e nevojshme për të arritur një marrëveshje, por okupatorët izraelitë vazhdojnë të refuzojnë çdo angazhim për t'i dhënë fund agresionit dhe tërheqjen e forcave nga Rripi i Gazës", tha një zyrtar i Hamasit për agjencinë "Reuters".
“Okupatorët dhe amerikanët janë fajtorë për mungesën e një marrëveshjeje deri më tani, sepse ata nuk duan që kjo luftë ndaj popullit tonë të përfundojë”, tha ai.
Hamasi e përshkallëzoi luftën me sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar në territorin izraelit, me ç’rast vrau rreth 1200 njerëz dhe kapi më shumë se 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Rreth gjysma e pengjeve u liruan në armëpushimin e nëntorit.
Sulmi ushtarak i Izraelit në Gaza ka lënë pas vetes më shumë se 36,000 të vrarë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në territor, të cilët thonë se mijëra të tjerë dyshohet se janë varrosur nën rrënoja.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë i kanë thënë agjencisë Reuters se gjysma e forcave të Hamasit janë vrarë në konflikt. Hamasi nuk zbulon numrin e viktimave nga radhët e luftëtarëve të tij dhe disa zyrtarë thonë se Izraeli i ka fryrë shifrat. Numri i ushtarakëve të vrarë të Izraelit është pothuajse 300./VOA
Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në...
Kur Hungaria ndodhet para zgjedhjeve, Viktor Orban, fillon...
Fenomeni ende i ri i quajtur "sextortion" nënkupton seks d...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t'u drej...
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeveri...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së të enjten e mori manda...
Sulmet e dyshuara ukrainase me dronë kanë shkaktuar zjarr ...
Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bash...
Dhjetëra njerëz u vranë nga një sulm ajror izraelit gj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gjashtëm...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë n...
Një burrë 59-vjeçar në Meksikë ka humbur jetën nga një...
Akujt e ngrirë në raportin personal midis tij dhe krye...
Presidentja e shtetit Gordana, Siljanovska Davkova, sot i ...
Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë, mun...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin "Deb...
Një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së të mbushu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rus...
Kush duhet të paguajë kostot në rritje për dëmtimet si pas...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...