Vodhën milionat për pensionet dhe ndihmat sociale/ Në pranga tri zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...

Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së të enjten e mori mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Ai ka një afat prej 20 ditësh për ta dorëzuar programin dhe emrat e kabinetit në parlament. Mickovski tha se qeveria e tij do të punojë për realizimin e premtimeve në fushatë. Shumica e re parlamentare i ka votat e nevojshme për miratimin e qeverisë.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski duke nisur nga sot ka një afat prej 20 ditësh për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Sipas Kushtetutës, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova ia dorëzoi atij mandatin për formimin e qeverisë, si drejtuesi i partisë fituese në zgjedhjet e 8 majit.
“Zoti Hristijan Mickovski ka mundësi serioze ta formojë qeverinë, përkatësisht të ketë 61 votat e nevojshme për miratimin e programit të tij dhe përbërjen qeveritare që do ta propozojë në 20 ditët e ardhshme”, tha presidentja Siljanovska Davkova.
I mandatuari Mickovski tha se qeveria e re reformatore, siç e quajti, do të formohet së shpejti; se kabineti i tij do t’i çojë proceset përpara dhe t’ua krijojë ndjenjën e të qenit të barabartë të gjithë qytetarëve.
Ai paralajmëron zhvillim ekonomik të vendit, investime dhe marrjen e një kredie prej 1 miliardë eurosh me kushte të volitshme, por pa përcaktuar se prej nga. Ai foli po ashtu për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi e arsim dhe ngritjen e pensioneve.
I mandatuari Mickovski vlerëson se diplomacia është në gjendje të keqe; se disa përfaqësues diplomatikë, por pa përmendur emra, të kenë vepruar për interesa të tyre individuale dhe se ata do të thirren në “biseda serioze” nga ministri i ri i Punve të Jashtme.
“Perceptimi për kriminalitetin dhe korrupsionin është shumë i madh; qytetarët janë të revoltuar dhe nuk ndjehen të sigurtë dhe kjo paraqet motivin kryesor për largimin e tyre nga vendi”, tha zoti Mickovski duke njoftuar reforma të shpejta në gjyqësor.
Si punë e parë, shumica e re parlamentare do të heqë Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Këshillin Gjyqësor, një çështje kjo që për ministrin në largim të Drejtësisë, Krenar Lloga është prirje për disiplinimin e gjykatësve dhe ndërhyrje në gjyqësor.
Qëndrimet negative të BDI-së ndaj qeverisë së pritshme, Mickovski i cilësoi si mundësi e nxitjes së provokimeve etnike në bashkëjetesën e Maqedonisë.
Ai nuk e përdor emrin kushtetues të vendit që është Maqedonia e Veriut, por këtë referencë do ta përdorë, siç thotë në takime dhe konferenca ndërkombëtare. Ai vlerëson se Greqia fqinje nuk po e respekon Marrëveshjen e Prespës.
Por, kjo qasje e tij, sipas analistëve do të rrezikonte procesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.
Partitë e koalicionit ‘Vlen’ do të kenë gjashtë ministri, përfshirë zëvendës-kryeministrin e parë, ndërsa i mandatuari Mickovski ende nuk i bën të ditur emrat e kabinetit qeveritar. Në qeveri do të jetë edhe partia ‘Znam’ e cila ka gjashtë ligjvënës në parlament. Shumica e re parlamentare me VMRO-në në krye do të ketë 78 deputetë, dy më pak se dy të tretat e parlamentit prej 120 vendesh./ VOA
Sulmet e dyshuara ukrainase me dronë kanë shkaktuar zjarr ...
Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bash...
Dhjetëra njerëz u vranë nga një sulm ajror izraelit gj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gjashtëm...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë n...
Një burrë 59-vjeçar në Meksikë ka humbur jetën nga një...
Akujt e ngrirë në raportin personal midis tij dhe krye...
Presidentja e shtetit Gordana, Siljanovska Davkova, sot i ...
Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë, mun...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin "Deb...
Një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së të mbushu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rus...
Kush duhet të paguajë kostot në rritje për dëmtimet si pas...
Të paktën katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u pla...
350 milionë qytetarë të BE-së do të mund të votojnë drejtp...
Partia katalanase e zotit Carles Puigdemont, “Junts per Ca...
Grupi militant palestinez Hamas njoftoi se nuk do ta mbësh...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkur...
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden arriti të më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...