Ariu shfaqet në zonat e banuara/ Qyteti japonez merr masa, mbyll 94 shkolla
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...

Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen e sulmeve ajrore kundër Izraelit, duke deklaruar se i ka dhënë “një përgjigje të dhimbshme” Izraelit lidhur me sulmet izraelite në qarkun Dahijeh të Bejrutit – por, paralajmëroi se çdo vazhdim i agresionit izraelit do të prodhojë hakmarrje “edhe më intensive dhe shkatërruese”.
Njoftimi i 8 qershorit erdhi pak kohë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Truth Social se “të dyja palët, Izraeli dhe Irani, po synojnë të arrijnë një armëpushim të menjëhershëm”, duke shtuar se negociatat përfundimtare për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran po vazhdojnë dhe se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Në deklaratën e tij, Shtabi Qendror i Khatam Al-Anbiya në vetvete nuk shpalli një armëpushim, por një operacion të përfunduar, me disa kushte. Ai e paraqiti ndaljen e luftimeve jo si ulje të tensioneve, por si një mesazh të dërguar, në përpjekje për të ruajtur imazhin e forcës, ndërkohë që po synon uljen e përshkallëzimit të cilin e sinjalizoi Uashingtoni.
Ky është pikërisht ai operacion që analistët e kishin përshkruar edhe gjatë kohës kur sulmet po kryheshin. Irani kishte vendosur një kërcënim specifik në tryezë: nëse sulmohej Dahijehi, ku ndodhet baza e aleatit libanez të Iranit, atëherë Irani do të godiste veriun e Izraelit. Kur Izraeli goditi periferitë e Bejrutit, Teherani kishte pak zgjedhje përveçse ta shndërronte kërcënimin në vepër, ose të humbiste besueshmërinë e çdo kërcënimi të ardhshëm që bën.
“Ky veprim kishte të bënte kryesisht me ruajtjen e besueshmërisë të një kërcënimi që Irani e kishte bërë publik më herët”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Mohammad Ghaedi, ligjërues në Universitetin George Washington. “Përgjigjet janë të kufizuara dhe asnjëra nga palët nuk dëshiron që kjo të çojë në një luftë në shkallë të plotë”.
Mehrdad Khansari, analist me bazë në Londër dhe ish-diplomat iranian, ngjashëm e sheh këtë situatë.
Llogaritja e Teheranit, sipas tij, mbështetet në një lexim të caktuar të kufizimeve të Uashingtonit – se Shtetet e Bashkuara, që përballen me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe me një ekonomi të tronditur globale – do të ushtronin presion ndaj Izraelit që përgjigja e tij të ishte e kufizuar.
“Irani po demonstron kapacitetin e tij”, tha Khansari. “Mesazhi është: unë po qëndroj i palëkundur, po i mbroj aleatët e mi dhe nuk do t’ju lejoj të shfrytëzoni atë që ju e perceptoni si dobësi”.
Deklarata e lëshuar nga Irani ndjek këtë logjikë.
Ajo është e dizajnuar që të duket si vetëpërmbajtje, teksa njëkohësisht e rrit tavanin e deklaruar për rundin e ardhshëm – fraza “shumë më intensive dhe shkatërruese se më parë” siguron që tërheqja e sotme të mos lexohet si dorëzim.
Ajo që ka arritur Irani, nëse ky pushim në luftime qëndron, është një kthim në gjendjen e mëparshme, me pozicionin e tij të parandalimit, që e ruan në mënyrë nominale. Ai ka përmbushur një zotim publik, ka përballuar çfarëdo reagimi izraelit që mund të vijë dhe është tërhequr përpara se përshkallëzimi të shndërrohej në diçka që asnjëra palë nuk mund ta kontrollojë.
Pyetja tani është nëse Izraeli do të pranojë të njëjtën rrugëdalje.
Postimi i Trump-it në Truth Social sugjeroi se të dyja palët po lëviznin drejt një armëpushimi të menjëhershëm, por zyrtarët izraelitë, gjatë këtij konflikti, në disa raste kanë vepruar në mënyrë të pavarur nga kërkesat e Uashingtonit.
Në një intervistë për "Financial Times", Trump tha më 7 qershor se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “nuk do të ketë asnjë zgjedhje tjetër” përveçse të pranojë çdo marrëveshjeqë Shtetet e Bashkuara arrijnë me Iranin.
“Unë i marr vendimet. Unë i marr të gjitha vendimet. Ai nuk i merr vendimet”, tha Trump, pavarësisht se Izraeli kreu sulme ndaj Iranit në orët e para të 8 qershorit./REL
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) t...
Kryeministri libanez, Navaf Salam, ka pohuar se Izraeli ka...
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, e akuzoi liderin e ...
Australia në dhjetor u bë vendi i parë në botë që ndaloi m...
Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në ...
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos...
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet pol...
Çmimet e naftës u rritën të hënën, me naftën bruto Brent q...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thi...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme, duke rikthyer luft...
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Europën pas konflikt...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Mindanao ...
Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës u dërguan mesazh të g...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë par...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Zëdhënësi i KQZ Kosovë, Valmir Elezi ka bërë një përditësi...
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen ...
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...