web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marta Kos uron Kurtin për fitoren në zgjedhje/ Thirrje partive politike: Bashkohuni dhe gjeni kompromis

8 Qershor 2026, 09:56, Kosova & Bota CNA

Marta Kos uron Kurtin për fitoren në zgjedhje/ Thirrje partive

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë një reagim në platformën “X” për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Kos ka uruar Albin Kurtin për fitoren dhe për zhvillimin e procesit në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Ndër të tjera, komisionerja shkruan se që Kosova të përparojë në rrugën drejt BE-së, forcat politike duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional.

“Urime Albin Kurti për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, dhe, më e rëndësishmja, për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit. Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional.

Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, thuhet në postimin e Kos.

Ndërkohë ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë. Sipas faqes zyrtare të KQZ-së në Kosovë, pa numëruar janë edhe 11 kuti. Deri më tani janë numëruar 99.56 % e votave, më konkretisht 2487 kuti votimi nga 2498 gjithsej.

Lëvizja Vetëvendosje prin rezultatet me 42.92% ose 297 669 vota, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.08% ose 146 387 vota. E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.59% ose 122 015 vota. /CNA





Lajmet e fundit nga