web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Si pritet të jetë moti ditën e sotme

8 Qershor 2026, 07:11, Sociale CNA

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Si pritet të jetë moti

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga