web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon numërimi për partitë politike/ Nis hapja e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

8 Qershor 2026, 10:49, Kosova & Bota CNA

Përfundon numërimi për partitë politike/ Nis hapja e votave

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë. Sipas përditësimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë hapur dhe numëruar votat e 2498 kutive gjithsej.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson rezultatet me 42.91% ose 299 152 vota, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.12% ose 147 220 vota. E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.58% ose 122 575 vota.

Përfundon numërimi për partitë politike/ Nis hapja e votavePërfundon numërimi për partitë politike/ Nis hapja e votavePërfundon numërimi për partitë politike/ Nis hapja e votavePërfundon numërimi për partitë politike/ Nis hapja e votave

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për mediat në Kosovë se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Ai ka bërë të ditur se sot në orën 16:30 do të mbajnë konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për fillimin e verfikimit/numërimit në të gjitha komunat.  /CNA





Lajmet e fundit nga