Bashkimi Europian vendos sanksione ndaj Iranit për shkak të Ngushticës së Hormuzit
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) t...

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të Rihterit goditi brigjet e ishullit Mindanao në Filipinet jugore, thonë zyrtarët.
Tërmeti ra në orën 07:37 sipas orës lokale të hënën (e diel 23:37 GMT), duke shkaktuar alarme për cunami në Filipine, Indonezi, Japoni dhe Australi. Disa prej tyre u anuluan disa orë më vonë.
Videot dhe imazhet treguan ndërtesa që po shembeshin, përfshirë një klip të një restoranti të ushqimit të shpejtë Jollibee të shndërruar në rrënoja, ndërsa janë regjistruar edhe rrëshqitje toke në disa zona.
Më shumë se 100 persona janë plagosur në disa provinca, pothuajse dy duzina të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 10,000 banorë janë evakuuar paraprakisht, thanë autoritetet.
Mindanao është ishulli i dytë më i madh në Filipine - si në madhësi ashtu edhe në popullsi - dhe është shtëpia e rreth 26 milionë njerëzve.
Shifrat e viktimave ende duhet të verifikohen nga agjencia kombëtare e fatkeqësive, e cila tabelon dhe verifikon raportet nga burime të ndryshme lokale dhe pritet të japë një përditësim zyrtar në ditët në vijim.
Autoritetet lokale në provincën bregdetare të Sarangani-t, rreth 20 km (12.5 milje) nga epiqendra e tërmetit, thanë se 17 persona kishin humbur jetën atje, shumë prej tyre në një rrëshqitje dheu. Tërmeti uli përkohësisht rrjetet e energjisë elektrike dhe të komunikimit në Sarangani - megjithëse ato u rivendosën më vonë.
Në General Santos, qytetin më të afërt me epiqendrën, 10 persona u vranë, tha Zyra e Mbrojtjes Civile. 22 persona të tjerë mbeten të zhdukur. General Santos, i njohur si kryeqyteti i tonit në Filipine, njihet edhe si qyteti i lindjes i Manny Pacquiao, kampionit botëror në boks, i cili më vonë u bë politikan.
Jugu Cotabato dhe Sulltan Kudarat u goditën gjithashtu rëndë.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., tha në një deklaratë se agjencitë po koordinonin reagimin e tyre ndaj katastrofave.
"Qeveria kombëtare po lëviz dhe ne nuk do ta lëmë pas dore Mindanaon", premtoi ai.
Marcos urdhëroi gjithashtu pezullimin e mësimit në zonat e prekura pas tërmetit, i cili përkoi me ditën e parë të vitit shkollor në Filipine.
Në një video të postuar nga një shkollë fillore në provincën Davao Occidental, dhjetëra nxënës të tmerruar mund të shihen të ulur galiç në tokën që dridhet.
Videoja tregoi gjithashtu një strehë me çati të valëzuar që shembej pas tyre, megjithëse shkolla tha në postimin e saj se askush nuk ishte lënduar.
Më shumë se 130 lëkundje pasuese, me magnitudë që varionin nga 1.3 deri në 6.7, u regjistruan pas tërmetit fillestar.
Tërmetet janë të zakonshme në Filipine, të cilat ndodhen në "unazën e zjarrit" gjeologjikisht të paqëndrueshme. Ndërsa shumica e këtyre tërmeteve janë të vogla dhe kalojnë relativisht paqësisht, disa kanë rezultuar vdekjeprurëse. Shtatorin e kaluar, një tërmet me magnitudë 6.9 goditi rajonin qendror të Visayas, duke vrarë më shumë se 70 persona.
Menjëherë pas tërmetit të hënën në mëngjes, autoritetet në Japoni paralajmëruan për valë cunami një metër të larta që do të arrinin brigjet e saj.
Një valë cunami me madhësi disa centimetra u vu re më vonë në prefekturën jugore të Okinawa-s, ndërsa një valë 20 cm (0.7 ft) u mat në ishujt e largët Ogasawara, thanë autoritetet.
Valë u zbuluan gjithashtu në disa vende përgjatë brigjeve të Indonezisë, Palaut dhe Filipineve. Lartësia e këtyre valëve varionte nga disa centimetra në 1.4 m (4.6 ft), sipas autoriteteve.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) t...
Kryeministri libanez, Navaf Salam, ka pohuar se Izraeli ka...
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, e akuzoi liderin e ...
Australia në dhjetor u bë vendi i parë në botë që ndaloi m...
Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në ...
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos...
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet pol...
Çmimet e naftës u rritën të hënën, me naftën bruto Brent q...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thi...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme, duke rikthyer luft...
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Europën pas konflikt...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Mindanao ...
Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës u dërguan mesazh të g...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë par...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen ...
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) t...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...