Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Gjermania nuk do të pranojë më imamë të dërguar nga Turqia dhe në vend të kësaj do të trajnojë klerikë myslimanë në territorin e saj, në funksion të një integrimi më të mirë.
Një program trajnimi që dërgon imamë turq në xhamitë gjermane do të ndërpritet gradualisht, pasi Gjermania kërkon të përgatisë klerikët e saj myslimanë për të inkurajuar integrimin, njoftoi të enjten Ministria e Brendshme e Gjermanisë.
Sipas një marrëveshjeje të re midis ministrisë, autoritetit fetar turk Diyanet dhe grupit koordinues turko-islamik DITIB, në qytetin Dahlem, në perëndim të Gjermanisë do të përgatiten çdo vit rreth 100 imamë. Këta imamë do të zëvendësojnë gradualisht rreth 1000 klerikët e trajnuar dhe të punësuar nga Diyaneti turk. "Ne kemi nevojë për liderë fetarë që flasin gjuhën tonë, njohin vendin tonë dhe mbrojnë vlerat tona," tha në një deklaratë Nancy Faeser, ministrja e Brendshme e Gjermanisë.
"Ne duam që imamët të marrin pjesë në dialogun midis feve dhe të diskutojnë çështjet e besimit në shoqërinë tonë," shtoi Faeser.
Sipas Konferencës Gjermane për Islamin (DIK), në Gjermani jetojnë rreth 5.5 milionë myslimanë, ose afërsisht 6.6% e popullsisë. "Ky është një hap i rëndësishëm për integrimin dhe pjesëmarrjen e komuniteteve myslimane,” tha Faeser.
Gjermania ka rreth 2500 komunitete të xhamive, nga të cilat 900 menaxhohen nga DITIB. Një degë e Presidencës së Çështjeve Fetare të Ankarasë, DITIB është shoqata më e madhe islamike e Gjermanisë, por atë e kanë akuzuar se vepron si një dorë e zgjatur i qeverisë turke.
Një anëtar i talebanëve foli në një xhami në Këln
Debati i fundit për DITIB-in u ngrit kur një anëtar i talebanëve afganë foli muajin e kaluar në një nga xhamitë e organizatës, në qytetin perëndimor të Këlnit.
Në vitin 2017, zyrtarët gjermanë i kërkuan DITIB të ndërmarrë reforma thelbësore pas akuzave se imamët e dërguar nga Diyanet-i kishin spiunuar në emër të Ankarasë, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër qeverisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Diyanet-i mohoi çdo përfshirje dhe hetimi u mbyll pa u ngritur asnjë akuzë.
Ish-kancelarja Angela Merkel u shpreh për herë të parë në vitin 2018 në favor të përgatitjes së imamëve në tokën gjermane, duke i thënë parlamentit se kjo "do të na bëjë më të pavarur dhe është e nevojshme për të ardhmen". Përgatitja e 100 imamëve në vit në Gjermani do të kryhet në kuadër të programit ekzistues të DITIB-it, ashtu dhe përmes një programi shtesë, tha ministria. Për këtë qëllim, ajo tha se po kërkonte "bashkëpunim me Kolegjin Gjerman të Fesë Islame" në Osnabrück./ DW
Një ish-agjent i lartë i FBI-së është dënuar me më shu...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për buxhetin për vi...
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) vendosën të enjten t’i h...
Forcat izraelite kryen të enjten sulme ajrore në Rripin e ...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ndëhmëssekreta...
"Tre njerëz u arrestuan në Danimarkë dhe një tjetër në Hol...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se paqja me U...
Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, shpalli v...
Autoritetet e zbatimit të ligjit në Bosnjë dhe Hercego...
"Threads", aplikacioni i ri i pronarit të "Facebook", ...
Ky është momenti kur një familje mbeti në shok pasi nj...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajm...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha ushtarëve...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të më...
Papa i thotë transmetuesit meksikan se do të thyejë tr...
Organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile diskutuan me...
Komisioni Evropian njoftoi sot se do të shkrijë rreth ...
Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë n...
Kanabisi me një vlerë të llogaritur rrugore prej 4.1 m...
Përfaqësues nga afro 200 vende ranë dakord të mërkurën në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...