Me thirrje e simbole kuqezi/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe i kanë mbështetur thirrjet për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe kthimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Në një komunikatë të përbashkët për media të hënën, ata përkrahën përpjekjen më të re të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit për ndërmjetësimin e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tashmë dhjetëmujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Ndërmjetësit për muaj të tërë janë përpjekur t’i bindin palët të pajtohen për një plan me tri faza, sipas të cilit, Hamasi do t’i lironte pengjet e mbetura izraelite në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, si dhe të tërheqjes së Izraelit nga Gaza.
“Luftimet duhet të ndalen tani, dhe të gjitha pengjet që po mbahen ende nga Hamasi duhet të lirohen. Është nevojë urgjente për popullin e Gazës që ndihmat të durohen papenguar dhe menjëherë”, thuhet në komunikatë. Komunikata u nënshkrua nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe kryeministri britanik Keir Starmer.
Javën e kaluar, liderët e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit të takohen për bisedime më 15 gusht, qoftë në Katar apo Doha, për finalizimin e një marrëveshjeje.
Izraeli ka thënë se do t’i dërgojë negociatorët e vet për të marrë pjesë në atë takim. Hamasi tha fillimisht se po e shqyrtonte ofertën, por tani ka lënë të kuptohet se mund të mos marrë pjesë nëse bisedimet nuk bazohen në planin e presidentit amerikan, Joe Biden.
Kohëve të fundit është rritur edhe rreziku për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, pas vrasjes në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Faud Shukr, në Bejrut.
Hamasi e ka akuzuar Izraelit për vrasjen e Haniyehut. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as nuk e ka mohuar atë. Irani dhe Hamasi janë zotuar se do të hakmerren kundër Izraelit për vrasjen e Haniyehut në Teheran.
Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.
Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.
Më shumë se 1.9 milion e popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh e Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës./ Rel
Delyan Peevski, politikan dhe një prej oligarkëve më t...
Disa herë ka pasur tentativa për arritjen e një marrëv...
Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terrori...
Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojë...
Është mbajtur ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike n...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zbuluar pse hoqi dorë ...
Rusia pretendoi të dielën se ka ndalur përparimin e trupav...
Kandidati republikan Donald Trump muajin e kaluar njof...
Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërth...
Ndërsa zjarrfikësit po luftojnë zjarrin në Varnavas, t...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi ...
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan për Presiden...
Turqia rivendosi aksesin në platformën Instagram pasi ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën ...
Disa vende arabe në prapaskenë mbajnë marrëdhënie të ngush...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për ...
Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evrop...
Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beo...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë thirri të shtunën të...
Politikani socialist, Salvador Illa, është betuar të shtun...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...