Mbahet ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike në Paris
Është mbajtur ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike n...

Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojërave Olimpike me një shfaqje të zhurmshme, të mbushur me yje në stadiumin kombëtar të Francës, duke i dorëzuar detyrat e organizimit për Lojërat Verore 2028 qytetit të radhës, Los Anxhelos.
Në një shfaqje të spektaklit hollivudian, aktori Tom Cruise zbriti nga maja e stadiumit francez nën tingujt e linjës muzikore të filmit "Mission Impossible" (Misioni i Pamundur), duke shtrënguar duart me atletët, përpara se ta merrte flamurin olimpik nga atleti Simone Biles, duke e vendosur atë në pjesën e pasme të motoçikletës dhe duke u larguar nga stadiumi.
Në një udhëtim të regjistruar paraprakisht pranë kullës "Eiffel", aktori Cruise hipi me motoçikletë në një avion dhe më pas doli me parashutë mbi kodrat e Hollivudit.
Kjo ishte vetëm një nga pikat kryesore të ceremonisë përmbyllëse të Lojërave.
Për Los Anxhelos-in, mund të jetë mision i pamundur t’ia kalojë Parisit. Kryeqyteti francez shfrytëzoi peizazhin spektakolar për Lojërat e tij të para në 100 vjet. Kulla "Eiffel" dhe monumentet e tjera ikonike u bënë yje olimpike më vete, duke shërbyer si sfond dhe në disa raste si vende për garat.
Në një fjalim, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, i cili qëndroi përkrah presidentit francez Emmanuel Macron gjatë shfaqjes, tha se Lojërat “mund të krijojnë një paqe kulturore që frymëzon botën”, duke vënë në dukje se atletët “respektuan njëri-tjetrin edhe nëse vendet tuaja janë të ndarë nga konfliktet”.
Stadiumi kombëtar, më i madhi i Francës, ishte një nga objektivat e sulmuesve vetëvrasës të Shtetit Islamik, të cilët vranë 130 njerëz brenda dhe përreth Parisit më 13 nëntor të vitit 2015. Gëzimi dhe festimet që përfshinë Parisin gjatë Lojërave, ndërsa atleti Leon Marchand dhe atletë të tjerë francezë grumbulluan 64 medalje, prej tyre 16 të arta, shënoi një pikë të rëndësishme në rimëkëmbjen e qytetit nga ajo natë terrori.
Shtetet e Bashkuara kryesuan sërish në tabelën e medaljeve, me 126 gjithsej dhe 40 prej tyre të arta. Shqipëria dhe Kosova siguruan nga dy medalje olimpike./ Voa
Është mbajtur ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike n...
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zbuluar pse hoqi dorë ...
Rusia pretendoi të dielën se ka ndalur përparimin e trupav...
Kandidati republikan Donald Trump muajin e kaluar njof...
Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërth...
Ndërsa zjarrfikësit po luftojnë zjarrin në Varnavas, t...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi ...
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan për Presiden...
Turqia rivendosi aksesin në platformën Instagram pasi ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën ...
Disa vende arabe në prapaskenë mbajnë marrëdhënie të ngush...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për ...
Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evrop...
Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beo...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë thirri të shtunën të...
Politikani socialist, Salvador Illa, është betuar të shtun...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë...
Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë...
Organizatorët e Olimpiadës në Paris kanë thënë se Franca k...
Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko, ka thënë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...