Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

"Nuk është e mundur: makthi im është bërë realitet, kompania e ndërtimeve ka nisur procesin e falimentimit. U trishtova, shumë u trishtova.” Monika Daniels dhe bashkëshorti i saj e morën lajmin me e-mail në maj 2019. Deri atëherë ata kishin paguar pak më shumë se 300.000 euro për apartamentin e tyre që duhej të ndërtohej në një godinë të re. Në Gjermani zakonisht paguhet varësisht nga progresi në ndërtim. Çifti po kërkonte diçka që mund të shfrytëzojnë mirë kur të plaken. Ata shpenzuan kursimet e tyre për këtë, shitën madje dhe një banesë që kishin më parë.
Nëse një ndërtues falimenton, paratë humbasin. Danielsët mbeten - në kuptimin e vërtetë të fjalës - përpara një kantieri ndërtimi. Objekti mbeti në fazën e ndërtimit. 62-vjeçarja nuk ka dalë publikisht me foto. Ajo është e shqetësuar se mund të ketë një ndikim negativ në vlerën e shtëpisë së saj. Por ajo na tregoi gjithsesi historinë e saj.
Shumë njerëz në Gjermani aktualisht kanë probleme të njëjta si ky çift që jeton afër Frankfurtit. Nuk ka shifra të besueshme, por anulimet e ndërtimeve janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të fundit, 21.4 për qind e punimeve janë anuluar në shtator 2023. Kjo është shumë mbi nivelin mesatar prej 3.5 për qind, që tregon se ndërtimi i banesave në Gjermani është në një krizë të thellë.
Ndërrojmë vend: Një restorant gjerman i vjetër. Monika Daniels dhe bashkëshorti i saj ishin ulur këtu së bashku me rreth 60 persona të tjerë të prekur, pak kohë pasi morën lajmin për falimentimin e kompanisë. Administratori i falimentimit i kishte ftuar blerësit në një takim.
"Ai më pas tha se askush nuk ishte i interesuar të vazhdonte ndërtimin e godinës. Të vetmit që dëshironin të vazhdonim ndërtimin ishim ne, blerësit." Monika Daniel ndalon. Ajo bashkon vetullat mbi syzet e rrumbullakëta dhe bën një fytyrë serioze. Merr frymë thellë dhe shtrëngon buzët: "Duhet të gëlltitet - e vërteta na u tha troç në tavolinë."

Para se të blinte, çifti kishte folur me banka të ndryshme, me miq që ishin inxhinierë ndërtimi, me avokatë dhe u informuan për rreziqet. Daniels kishte një ndjenjë të mirë. Ndërtesa e tyre e parë ku kanë jetuar ishte gjithashtu një projekt i ri ndërtimi.
Për Krishtlindje, vëllai i Monika Daniels i dhuroi asaj dhe bashkëshortit një përkrenare dhe jelek të punëtorëve në ndërtim. Në fakt, ishte më shumë si shaka. Tani ata e përdornin rregullisht. Hyrja në kantier në fakt ishte e ndaluar, por Danielsët folën me njerëzit e sigurisë dhe u futën atje. Pas punës dhe në fundjavë, ata dokumentonin ecurinë e ndërtimit. Ku janë kabllot elektrike, bobinat e ngrohjes nën dysheme, çfarë ka ndodhur që nga vizita e fundit....
Çifti vuri re se puna e ndërtimit po përparonte ngadalë. Në dhjetor 2018 ata do duhej të kishin hyrë në banesën e re. Por në vjeshtën e vitit 2018, Monika Daniels filloi të nevrikosej. Kompania vazhdimisht jepte premtime. Në mes të prillit 2019 erdhi lajmi se kishte probleme likuiditeti.
"Unë u trondita në atë moment. Gjithmonë isha e shqetësuar se kompanita e ndërtimit mund të falimentonte," kujton Monika Daniels. Pikërisht këtë rrezik ajo ua kishte përmendur bankave para blerjes. Ata i thanë asaj të mos shqetësohej dhe se ndërtimi do të vazhdonte me një kompani tjetër, nëse ajo ka probleme.
Tri javë më vonë, kompania bëri kërkesë për falimentim. Nuk do të ketë ndërtime të tjera, u tha. Frika për të mbetur me një godinë të papërfunduar ishte e madhe, thotë Monika Daniels në një intervistë për DW. Pasuan shumë netë pa gjumë dhe me frikë nga falimentimi personal. Shumëkush dëgjonte rrëfimet e saj për hallet, por askush nuk qau, askush nuk ra në panik.
Administratori dha propozimet e tij për mundësitë, menaxhimin e aseteve dhe pronave. "Është e vështirë, sepse projektet e nisura nuk merren përsipër nga të tjerët", thotë Danieli. Në fund, një firmë e arkitektëve mori rolin e drejtuesve të ndërtimit.

Ata u detyruan të jetojnë "si studentë," thotë Monika duke qeshur. "Kjo më kujtoi vërtet kohën kur fillova karrierën time." Ndërsa tani në këtë moshë, ajo dhe burri i saj u vendosën në një apartament në bodrum, me 60 metra katrorë, përballë ndërtesës së re. "Ndonjëherë qeshnim kur gërmonim nëpër kutitë e mbetura". Humori i ndihmoi ata gjatë kësaj kohe.
Ndërkohë ndërtimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Çmimet e ndërtimit po rriten. Ndërtimet kërkojnë investime të tjera. Monika punon si zëdhënëse për shtyp. Bashkëshorti është në pension, ndërsa më parë ka qenë gazetar në një gazetë të përditshme. Paratë po shpenzohen, ndaj Monika Daniel thotë: "Duhet të shtrëngonim rripat”. "Unë kam qenë kaq kursyese gjatë gjithë jetës sime, por nuk kam pritur se do të gjendemi në një situatë të tillë."
Ndërtimi i banesës së re ka kushtuar gjithsej rreth 100.000 euro më shumë. Ka pasur edhe shpenzime të tjera, qira dhe shpenzime për avokatin. A do ta bënte sërish të njëjtën? Ajo nuk ka ndonjë përgjigje të saktë. Por më nuk do ta shiste kurrë pronën e saj për të blerë ndonjë pronë të re.
Por në një ditë me diell në gusht 2021, familja Daniels kalon në apartamentin e ri. Monika Daniels ishte në punë kur e morën lajmin. I shoqi vendosi shtratin në apartamentin e ri dhe e surprizoi. Në mbrëmje mund të shikoni perëndimin e diellit mbi malet Taunus nga tarraca juaj. Por ajo që ka kaluar me burrin ishte një peripeci shumë e madhe. Megjithatë tërë kohën janë përpjekur t'i japin zemër njëri-tjetrit. Monika pranoi intervistën me DW sepse donte të inkurajonte njerëzit në Gjermani, që janë të prekur nga falimentimet e kompanive të ndërtimit.
Në fund, makthi u kthye në një ëndërr të bukur: "Tani kemi një apartament të mrekullueshëm dhe kjo ëndërr u bë realitet”./ DW
Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, ...
Në vitin 2022 në Gjermani jetonin rreth 23.8 milionë vetë ...
Marrëdhënia mes kancelarit, Olaf Scholz dhe kreut të CDU, ...
Ushtria e Rusisë ka nisur në Ukrainë një valë të re sulmes...
Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra pr...
Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur të shtunën Viti...
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, dha dorëheqjen të ...
Analistët vlerësojnë se 100 ditët e para të qeverisë së Ma...
Në garën e këtij viti për çmimet Oscar, në kategorinë e do...
Rivalët republikanë po ngrenë pikëpyetje lidhur me mprehtë...
Hedhja e dyshimeve ndaj rivalëve të tij politikë, nëse...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pj...
Senati amerikan do të shqyrtojë një paketë ndihme urgjente...
Një sulm rus në ndonjërën prej vendeve anëtare të NATO-s n...
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksandr Pav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar të premt...
Autoritetet suedeze kanë thënë se vendi po përballet m...
Rusia nisi një sulm me dron në qytetin ukrainas të Kha...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...