
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, e theksoi në Prishtinë rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se Britania e Madhe po investon në këtë proces. Sipas tij Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushën e sigurisë dhe anëtarësimin e saj në forumet ndërkombëtare në një periudhë pasigurie ndërkombëtare.
"Ne jetojmë në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha dhe është një kohë kur vendet, si Britania, duhet t'i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë në aleancat tona të rëndësishme dhe të investojnë në zona që kanë qenë të paqëndrueshme, por që tani po tregojnë shenja të mëdha stabiliteti dhe progresi. Dhe, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu dhe kjo është arsyeja pse ne duam të vazhdojmë të punojmë me ju”, tha Cameron në një konferencë për medie në Prishtinë.
Botë, me pasiguri të madhe
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, takoi në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme Donika Gervalla. Kjo e fundit gjatë konferencës së përbashkët, tha se e ka njohur diplomatin britanik, për sfidat me të cilat është përballur Kosova gjatë vitit të shkuar me theks të veçantë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

"Recetat e vjetra para sulmit të Rusisë kundër Ukrainës për zgjidhjen e sfidave dhe të konflikteve nuk funksionojnë më. Perëndimi ka qenë i suksesshëm atëherë kur ka pasur një qëndrim të qartë dhe të vendosur. Perëndimi ka qenë i fortë politikisht dhe ekonomikisht kur ka vepruar me vendosmëri dhe bazuar me parimet e tij të palëkundshme përballë një Moske agresive dhe jo me kompromise të dobëta dhe joparimore”, tha Gërvalla.
Vizitë te trupat britanike
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, vizitoi edhe trupat britanike që u vendosen në veri të Kosovës, pas sulmit të grupit të armatosur serb mbi policinë e Kosovës me 24 shtator. Britania dërgoi 200 trupa shtesë pas sulmit në Banjskë, duke e rritur numrin e trupave në Kosovë në 600 sosh. Sulmbi në Banjskë, nxiti shqetësime ndërkombëtare për stabilitetin e rajonit dhe për këtë shkak, NATO, vendosi që ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë.

"Ne biseduam sot në mëngjes për sigurinë tuaj dhe kontributin e rëndësishëm që mund ta japim për këtë, për faktin se Britania luan një rol të madh në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ne kemi më shumë se 600 trupa britanike këtu. Jemi krenarë për trajnimin dhe mbështetjen që po u japim forcave tuaja të armatosura dhe suksesin e madh të tyre gjatë stërvitjeve në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Cameron. Sipas tij, qëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor është shumë e rëndësishme dhe në interes të Britanisë së Madhe.
David Cameron ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2010 e deri në vitin 2016 kur vendi i tij më pas u largua nga Bashkimi Evropian./ DW
Publikimi i një numri dokumentesh gjyqësore, më parë sekre...
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka në...
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekr...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar këtë të enjte në s...
Një lajm pozitiv për bizneset dhe familjet në Gjermani...
Kosova duket se viteve të ardhshme do të ketë më pak banor...
Ukraina sulmoi një njësi ushtarake ruse pranë Yevpator...
Rusia dhe Ukraina e filluan vitin 2024 me sulme kundër një...
Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për dy sh...
Këngëtarja Ledina Çelo ka qenë dhe vazhdon të mbetet një n...
Vendet nordike kanë regjistruar temperaturat e tyre më të ...
Media britanike "The Sun" ka publikuar një video ku shfaqe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shpallur të enjt...
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të enjt...
I rrënjosur thellë në shoqërinë libaneze, grupi islamik He...
Talebanët kanë arrestuar gra në kryeqytetin afgan për ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dekl...
Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Da...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...