Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një militant të Hamasit, i cili shfaqej në një video ditën e sulmit të 7 tetori në Izreal, duke pirë një pije freskuese përpara dy fëmijëve të plagosur në një sulm me granatë që sapo i kishte marrë jetën babait të tyre. Ushtria e identifikoi të martën militantin si Ahmed Fozi Wadia, komandant i një batalioni komandosh të Hamasit. Ndërkohë qeveria britanike po pezullon disa eksporte armësh në Izrael, për shkak të shqetësimeve se ato mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar, një vendim që u kritikua nga Izraeli.
Qeveria e kryeministrit britanik Keir Starmer njoftoi për pezullimin e eksportit të disa armëve të hënën.
Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey tha të martën se rreth 30 liçenca eksporti armësh për Izraelin për t’i përdorur në Gaza janë "pezulluar me efekt të menjëhershëm".
"Nuk ka një ndalim të përgjithshëm, nuk ka embargo armësh. Çështja është: artikull për artikull, liçencë për liçencë, a ekziston një rrezik i qartë se përdorimi i tyre në Gazë mund të lidhet me shkeljet e ligjit humanitar ndërkombëtar?" i tha ai televizionit britanik Sky News.
Sekretary Healey shtoi se nëse "ka një ndryshim në konfliktin e Gazës", ku eksporti i armëve të pezulluara "nuk paraqet më rrezik për shkeljen e ligjit ndërkombëtar", atëherë liçencat mund të rishikohen dhe pezullimet mund të anulohen.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kritikoi të martën vendimin e Britanisë, duke e quajtur “të turpshëm” në një postim në platformën X, duke shtuar se kjo nuk do të "ndryshonte vendosmërinë e Izraelit për të mposhtur Hamasin". “Me ose pa armë britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë”, u shpreh ai.
Masa e ndërmarrë nga Britania ka ndikim të kufizuar ushtarak, por synon të rrisë trysninë ndaj Izraelit për t'i dhënë fund konfliktit gati 11-mujor në Gazë. Britania është një nga aleatët e vjetër të Izraelit, qeveritë e të cilëve janë nën trysni në rritje për të ndalur eksportet e armëve për shkak të numrit të viktimave në Gazë.
Sekretari Healey kërkoi gjithashtu arritjen e një armëpushimi.
“Në këtë drejtim po punojmë. Kemi mbi gjashtë muaj që argumentojmë për armëpushimin, kemi punuar prapa skenave në opozitë dhe tani që jemo në pushtet, në mbështetje të përpjekjeve të aleatëve për të arritur armëpushimin”, tha ai.
Trysnia ndaj Izraelit për të arritur një armëpushim po shtohet, pasi u gjetën trumpat e gjashtë pengjeve, përfshirë një izraelito-amerikan, të vrarë nga Hamasi.
I pyetur nga gazetarët të hënën nëse mendonte se Kryeministri Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje armëpushimi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u përgjigj “jo”, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Zoti Netanyahu tha të hënën se trysnia duhet ushtruar ndaj Hamasit jo Izraelit.
“Ata (Hamasi) vranë me gjakftohtësi gjashtë nga pengjet tanë. Pra, pas kësaj vrasjeje të tmerrshme... nuk besoj se dikush që është serioz do të thoshte - 'bëni më shumë lëshime, nuk jeni seriozë, Hamasi është serioz'”, tha ai.
Sipas autoriteteve të shëndetësisë të Gazës, lufta ka shkaktuar vdekjen e mbi 40,000 palestinezëve. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, nuk bën dallim midis militantëve dhe civilëve.
Izraeli thotë se respekton ligjin ndërkombëtar në fushatën kundër Hamasit, që filloi pas sulmit të 7 tetorit që shkaktoi vdekjen e 1200 vetëve. Grupi militant mori peng 250 vetë./ VOA
Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundë...
Rritja e kostove të hipotekave dhe qiratë më të larta janë...
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Mongoli, n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, thotë se 41...
Një burrë i gjetur i ngrirë në një shpellë në Pensilva...
Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 a...
Turqia tha se ka arrestuar një shtetas të Kosovës nën ...
Para bisedimeve të qeverisë gjermane me Unionin e CDU/CSU ...
Ministria e Drejtësisë nuk ka hartuar një projektligj ...
Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve pa...
Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arresti pë...
Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth ...
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, ...
Greva e më shumë se 10 mijë punonjësve të 25 hoteleve në S...
Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden ...
Të afërmit e disa ushtarakëve amerikanë të rënë në krye të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...