Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, sondazhet e fundit tregojnë zbutjen e mbështetjes mes votuesve afrikano-amerikanë dhe hispanikë për Presidentin Joe Biden. Analistët theksojnë se rënia e mbështetjes nuk është ekstreme, por në rast të një gare të ngushtë, ato mund të jenë vendimtare. Fushata e Presidentit Biden i tha Zërit të Amerikës se nuk po merr asnjë votë si të mirëqenë.
Kur demokrati Joe Biden u zgjodh në postin e presidentit në nëntor të vitit 2020, ai gëzonte mbështetjen e më shumë se 70 për qind të votuesve jo të bardhë, sipas gazetës New York Times. Por kjo mbështetje duket se po bie.
Një analizë e kësaj gazete në fillim të shtatorit tregon se zoti Biden gëzon një mbështetje prej 53% të votuesve jo të bardhë përballë republikanit Donald Trump. Analiza bazohet tek përpilimi i sondazheve të marra mes viteve 2022 dhe 2023 nga New York Times dhe Kolegji Siena, sipas gazetës.
Madelaine Bushey, bijë emigrantësh nga Peruja, thotë se e mbështet rizgjedhjen e zotit Biden dhe se nuk është e habitur që disa hispanikë po anojnë në krahun republikan.
“Hispanikët janë paksa konservatorë. Çështjet e abortit, të drejtat e grupeve LGBTQ+ po zënë një hapësirë të madhe në media dhe komuniteti ynë është konservator për këto çështje. Republikanët po gjejnë mbështetje tek hispanikët”.
Analistët thonë se disa hispanikë dhe afrikano-amerikanë kanë prirje drejt së djathtës.
“Po vërejmë hispanikë dhe afrikano-amerikanë konservatorë që po i bashkohen Partisë Republikane. Kjo zhvendosje pasqyron prirjet ideologjike gjatë dekadave”, thotë zoti Omar Wasow me Universitetin e Kalifornisë.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit të Kalifonisë, Zoltan Hajnal thotë se prirjet nuk janë të qarta.
“Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të analizuar ndikimin e prirjeve në të ardhmen ose nëse do të vazhdojë kjo prirje”.
Historikisht, rreth 90% e afrikano-amerikanëve votojnë për demokratët, por disa votues i thanë Zërit të Amerikës se ende janë të pavendosur për zgjedhjet e vitit 2024. Ata thonë se janë të zhgënjyer nga administrata e Presidentit Biden, kryesisht kur flitet për pabarazitë sociale dhe ekonomike. Votuesja Lonnie Persley thotë se ekonomia është problem shqetësues.
Denise Williams thotë se ka pabarazi sociale dhe ekonomike të pazgjidhura.
“Për sa i përket kujdesit shëndetësor dhe të ardhurave për grupet e pakicave, nuk janë në të njëjtën shkallë”, tha Denise Williams.
Fushata e zotit Biden thotë se axhenda e presidentit gëzon popullaritet mes afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve
dhe se vazhdojnë përpjekjet për t’i komunikuar tek këto komunitete arritjet e administratës.
“Nuk jemi të përqendruar tek çdo sondazh. Po përpiqemi të jemi pranë çdo komuniteti vendimtar për zgjedhjet. E dimë se nuk mund ta marrim si të mirëqenë votën e afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi të komunikojmë me çdo votues që në fazat e hershme të fushatës”, thotë për Zërin e Amerikës Kevin Munoz, zëdhënës i fushatës së Presidentit Biden.
Fushata e zotit Biden po shpenzon 25 milionë dollarë për të komunikuar përmes reklamave me votuesit hispanikë dhe afrikano-amerikanë në shtetet fushëbetejë./ VOA
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin m...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një urdhër ekz...
Mbështetja në rritje e Presidentit turk Rexhep Tayyip ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish kët...
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin pë...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur formimin e Qeverisë...
Operacionet ushtarake izraelite në Gazë vazhdojnë, ndërsa ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ai i Sht...
Një ushtar izraelit, i cili u rrëmbye nga Hamasi është shp...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku nga aut...
Qeveria e Kosovës njoftoi të hënën vonë se ka vendosur ta ...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka dorë...
Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur Qeverinë e 44-t, ...
Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur Qeverinë e 44-t, e ci...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Një tjetër natë lufte mes Izraelit dhe Palestinës. Avionët...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një spital të Japoni...
Është e zakonshme dhe e sjellshme të mbani një teshtit...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzoi "elitën ame...
Sot në një gjykatë në Kolorado nisi paraqitja e argumentav...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...