Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Mbështetja në rritje e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan për Hamasin ka nxitur Izraelin të tërheqë diplomatët nga Ankaraja. Analistët thonë se përmes një vendimi që synon të shmangë kritikat nga aleatët perëndimorë, Presidenti Erdogan ka bërë një hap drejt miratimit të kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO. Por, ekspertët paralajmërojnë se zoti Erdogan mund të ketë bërë llogari të gabuara për këtë çështje.
Në një tubim masiv të shtunën në Stamboll, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan intensifikoi mbështetjen për Hamasin, duke deklaruar sërish se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një lëvizje çlirimtare.
Udhëheqësi turk paralajmëroi se Turqia mund të ndërhyjë në Gazë, një koment që u prit me entuziazëm të madh nga pjesëmarrësit në tubim.
Në përgjigje të deklaratës së zotit Erdogan, Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia, duke bërë një hap mbrapa në marrëdhëniet e sapo përmirësuara diplomatike mes dy vendeve.
“Mendoj se është shumë e qartë që këto deklarata thjesht simbolizojnë fundin e përpjekjeve për përmirësim të marrëdhënieve. Ky proces i normalizimit të marrëdhënieve, që filloi më 2022, tani ka marrë fund”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studimin e çështjeve të Sigurisë Kombëtare.
Muajin e kaluar në Nju Jork, Presidenti Erdogan u takua për herë të parë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Pas sulmit të Hamasit në Izrael, Presidenti Erdogan u tregua më i përmbajtur në retorikën e tij sepse po përpiqej të siguronte një rol ndërmjetësues. Por kur Ankaraja mbeti jashtë përpjekjeve diplomatike, zoti Erdogan intensifikoi retorikën publike në mbështetje të Hamasit.
“Ai e kuptoi se kjo nuk do të sjellë asnjë ndryshim në rolin e tij rajonal. Kështu që ai zgjodhi ta shfrytëzonte situatën për të rritur mbështetjen brenda vendit në vend që të bënte përpjekje pa vlerë për t’u bërë ndërmjetësues në këtë konflikt”, thotë analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilhan Uzgel.
Duke marrë parasysh protestat e opozitës kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, përshkallëzimi i retorikës nga zoti Erdogan shihet gjithashtu si një përpjekje për të ruajtur mbështetjen politike nga baza e tij fetare.
Por si një gjest pozitiv për perëndimin, udhëheqësi turk dërgoi një projektligj në parlament për pranimin e Suedisë në NATO, një proces që deri më tani Turqia e ka zvarritur.
Disa ekspertë thonë se zoti Erdogan po përpiqet t’i ekuilibrojë qëndrimet e tij.
“Nga njëra anë, ai po përpiqet të kënaqë publikun, elektoratin dhe popullatën myslimane. Ndërsa në anë tjetër, ai po i jep diçka perëndimit me mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Por, nuk mendoj se kjo do të funksionojë sepse ai po bënë deklarata shumë të zjarrta, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ai po e tejkalon këtë. Ai po mbështet Hamasin”, thotë analistja Sezin Oney nga portali PolitikYol.
Me instensifikimin ofensivës së forcave izraelite në Rripin e Gazës, ekspertët thonë se Izraeli ka qenë i përmbajtur në reagimet ndaj zotit Erdogan, duke i dhënë përparësi përpjekjeve për të frenuar përhapjen e konfliktit.
“Izraeli nuk dëshiron një zgjerim të tensioneve me fqinjët për shkak të situatës aktuale, duke krijuar tensione të reja me Turqinë. Pra, unë mendoj se qeveria e Izraelit do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejt me Turqinë. Natyrisht, ajo do të ndjekë me vëmendje retorikën dhe veprimet e Turqisë”, thotë ekspertja Galla Lindenstrauss.
Ndërsa tensionet përshkallëzohen, aleatët perëndimorë të Turqisë kryesisht po injorojnë retorikën e zotit Erdogan, por disa ekspertë paralajmërojnë se fjalët e tij në mbështetje të Hamasit nuk ka të ngjarë të harrohen./ VOA
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish kët...
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin pë...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur formimin e Qeverisë...
Operacionet ushtarake izraelite në Gazë vazhdojnë, ndërsa ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ai i Sht...
Një ushtar izraelit, i cili u rrëmbye nga Hamasi është shp...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku nga aut...
Qeveria e Kosovës njoftoi të hënën vonë se ka vendosur ta ...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka dorë...
Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur Qeverinë e 44-t, ...
Parlamenti i Malit të Zi ka zgjedhur Qeverinë e 44-t, e ci...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Një tjetër natë lufte mes Izraelit dhe Palestinës. Avionët...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një spital të Japoni...
Është e zakonshme dhe e sjellshme të mbani një teshtit...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzoi "elitën ame...
Sot në një gjykatë në Kolorado nisi paraqitja e argumentav...
Renan Gome zgjodhi të tregojë përjetimin e fëmijëve të saj...
Andrija Mandiq është kryetar i ri i Parlamentit të Malit t...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...