Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Një aleat i ngushtë i kryeministrit populist sllovak, Robert Fico, fitoi në zgjedhjet e së shtunës përballë një diplomati properëndimor të karrierës, për t'u bërë president i ri i Sllovakisë, post në të cilin do ta pasojë zonjën Zuzana Çaputová, presidenten e parë të shtetit.
Kryetari i parlamentit Peter Pellegrini, mori 53,26 për qind të votave përballë ish-ministrit të Jashtëm Ivan Korçok, i cili fitoi 46,73 për qind të votave.
“Mund të premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve sllovakë”, tha Peter Pellegrini. “Mund të premtoj se do të jem gjithmonë në krah të Sllovakisë”.
Zoti Pellegrini bëhet presidenti i gjashtë sllovak që kur vendi fitoi pavarësinë pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993.
Zonja Çaputová, një mbështetëse e vendosur e Ukrainës fqinje në luftën e saj kundër agresionit rus, nuk kërkoi një mandat të dytë për postin kryesisht ceremonial.
Presidenti i vendit me 5.4 milionë banorë emëron kryeministrin pas zgjedhjeve parlamentare, qeveria e re betohet para tij dhe emëron gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti gjithashtu mund t’u vërë veton ligjeve, megjithëse parlamenti mund ta anulojë veton me një shumicë të thjeshtë, dhe t'i kundërshtojë ato në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka po ashtu të drejtën e faljes së të dënuarve.
Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri, mban pushtetin ekzekutiv.
Fitorja e zotit Pellegrini, do të çimentojë fuqinë e kryeministrit Fico, duke u dhënë atij dhe aleatëve të tij kontrollin mbi postet strategjike.
Partia e majtë Smer (Drejtimi) e kryeministrit Fico, fitoi zgjedhjet parlamentare të 30 shtatorit në një platformë proruse dhe antiamerikane.
Zoti Pellegrini, 48 vjeç, kryeson partinë e majtë Hlas (Zëri), e cila doli e treta në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, dhe favorizon një rol të fortë për shtetin. Partia e tij u përfshi në një koalicion qeverisës me partinë e majtë Smer (Drejtimi) të kryeministrit Fico dhe Partinë Kombëtare Sllovake ultranacionaliste.
Kritikët shqetësohen se Sllovakia nën kryeministrin Fico do të braktisë orientimin e saj properëndimor dhe do të ndjekë shembullin e Hungarisë se kryeministrit populist Viktor Orbán.
Qeveria e re ndaloi menjëherë çdo dërgesë të armëve në Ukrainë. Mijëra njerëz kanë protestuar gjithandej Sllovakisë kohët e fundit kundër politikave pro-ruse të kryeministrit Fico, përfshirë planet për të ndryshuar kodin penal dhe për të vënë nën kontroll median publike.
Ivan Korçok ishte kritik ndaj veprimeve të qeverisë për të cilat protestuesit kanë frikë se dëmtojnë sundimin e ligjit, ndërsa zoti Pellegrini mbështeti qeverinë e re dhe nuk i vuri në dyshim politikat e saj.
Përpara se të shërbente si ministër i Jashtëm në vitet 2020-2022, Ivan Korçok, 60 vjeç, shërbeu si ambasador në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani. Ai ishte gjithashtu i dërguari i vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe është mbështetës i vendosur i këtyre dy organizatave.
Ai e pranoi humbjen dhe e përgëzoi fituesin, ndonëse u shpreh “i zhgënjyer" me rezultatin e zgjedhjeve.
Zoti Pellegrini, i cili ishte ish-zëvendës i Ficos në partinë Smer, u bë kryeministër në vitin 2018, pasi zoti Fico u detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave të mëdha antiqeveritare që pasuan vrasjen e gazetarit Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij.
Zoti Pellegrini ishte ndarë përkohësisht nga zoti Fico, pasi partia Smer e goditur nga skandali, humbi zgjedhjet e vitit 2020./VOA
Për më shumë se 40 vjet kompania Ford prodhon automjetin m...
Izraeli tha të shtunën se forcat e tij speciale kishin gje...
Një “Virgin Atlantic 787” është përplasur me një Airbus A3...
Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izra...
Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan kundër Qeverisë së kry...
Autoritetet turke i kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar pë...
Mark Zuckerberg ka kaluar Elon Musk-un në listën e Blo...
Testimet e fundit të pretenduesve për kadetë në Policinë e...
Që prej 25 vjetësh Mauro Congedo dhe vëllai i tij gjejnë n...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po respekto...
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Neë Jersey. ...
Një nga pengjet që u mor nga luftëtarët e Hamasit – grupit...
Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralaj...
Europol, nëpërmjet një raporti të fundit, identifikon rrje...
Më shumë se 100 persona ishin në bordin e një trageti, ndë...
Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se ka shkarkuar dy ...
Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ...
Finlanda e ka tashmë një ligj goxha “të rreptë” për armët ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje...
Kostoja e shtëpive brenda eurozonës ra me 1.1% gjatë t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...