Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Teksa rriten mundësitë që presidenti aktual amerikan, Joe Biden, të garojë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, aleatët shohin me shqetësim drejt së ardhmes.
Shumë prej tyre shqetësohen se një mandat i dytë për Trumpin për të shkaktojë tërmet, dhe se disa tronditje veçse po vërehen.
Brenga e tyre kyçe është që SHBA-ja do të mund të bëhet më pak e besueshme, pavarësisht se kush fiton.
Me një elektorat të ndarë dhe një bllokadë në Kongres, presidenti i ardhshëm amerikan do të mund të shpenzojë shpejt energjitë në çështje të brendshme, ende pa nisur të merret me çështje tjera në botë, sikurse lufta në Ukrainë, apo ajo në Lindje të Mesme.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë së fundi se “prioritet i parë i Amerikës është vetvetja”.
Administrata e parë e Trumpit i ka testuar marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe aleatëve, sidomos në Evropë. Trump nuk ka qenë edhe shumë miqësor me liderët e disa vendeve mike, sikurse ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe ish-kryeministren britanike, Theresa May, derisa ka folur këndshëm për liderët autoritarë, sikurse presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe atë rus, Vladimir Putin.
Ai e ka quajtur “brilant” liderin kinez Xi Jinping, dhe si “lider fantastik”, kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Në fushatën që po zhvillon tani, Trump mbetet ende skeptik i organizatave sikurse NATO-ja, duke u ankuar shpesh për miliardat që ndan SHBA-ja për aleancën ushtarake, e cila ka ofruar ndihmë shumë të rëndësishme për Ukrainën, teksa përballet me pushtimin rus.
Ai ka thënë të shtunën që, sa ka qenë president, i ka paralajmëruar aleatet e NATO-s, se do ta inkurajonte Rusinë “të bëjë çfarë të ketë dëshirë” me vendet që nuk kanë ndarë fonde për aleancën veriatlantike. Trump, po ashtu, ka shkruar në rrjetin e tij social se në të ardhmen, SHBA-ja duhet t’i japë fund praktikës së dhënies së ndihmës dhe ta zëvendësojë atë me kredi.
Biden, në anën tjetër, e ka kthyer ndihmën për Ukrainën në prioritet kyç.
Mirëpo qëndrimi i Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020 se “Amerika është rikthyer” në skenën botërore, nuk i ka prodhuar rezultatet e dëshiruara.
Republikanët në Kongres e kanë bllokuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, derisa ndikimi amerikan nuk ka arritur të ndalë një konflikt në Lindje të Mesme.
Thomas Gift, drejtor i Qendrës për Politika amerikane në Kolegjin Universitar të Londrës, ka thënë se kushdo që do të fitojë garën presidenciale, drejtimi do të jetë i njëjtë – një planet multipolar në të cilin SHBA-ja nuk është më “superfuqia botërore e padiskutueshme”. Shumica e aleatëve përmbahen nga komentimi i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve amerikane, duke thënë se u takon amerikanëve që ta zgjedhin liderin e tyre.
Ata janë të vetëdijshëm që do të duhet të punojnë me fituesin, ndonëse në prapavijë, disa prej tyre në qetësi janë duke krijuar lidhje me ekipet politike, ka thënë Richard Dalton, ish-diplomat i lartë britanik.
Shqetësimet më të mëdha për kredibilitetin e SHBA-së ekzistojnë në Evropë, pavarësisht se a do të fitojë Trumpi.
Disa zyrtarë evropianë kanë nisur të flasin hapur për nevojën e të shpenzuarit më shumë për aleancën, dhe të planifikojnë një NATO pa SHBA-në.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se ka biseduar në telefon për kohë të gjatë me kolegë të tij, duke iu kërkuar që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën.
Gjermania është vendi i dytë në botë sa i përket ndarjes së ndihmës ushtarake për Kievin, pas SHBA-së, mirëpo Scholz ka thënë së fundi për gazetën Die Zeit se shteti i tij nuk do të mund të mbushë boshllëkun, “nëse SHBA-ja nuk do të ofrojë më ndihmë”. Rusia, në anën tjetër, është e zënë duke i forcuar lidhjet me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, dhe duke tentuar të zvogëlojë sa më shumë ndihmën ndërkombëtare për Ukrainën.
Macron ka sugjeruar se vëmendja amerikane është e fokusuar larg prej Evropës.
Nëse prioriteti kyç i Uashingtonit është SHBA-ja, i dyti është Kina, ka thënë ai.
“Për këtë arsye e dua një Evropë më të fuqishme, që di si ta mbrojë veten dhe nuk varet prej tjerëve”, ka thënë Macron në një konferencë për media në janar. Trump ka mbështetës në Evropë, sidomos popullsitë pro Rusisë, sikurse Orbani i Hungarisë.
Mirëpo, ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka çuditur shumë njerëz kur ka thënë së fundi se “presidenca e Trumpit mund të jetë pikërisht çka i duhet botës”.
Johnson është përkrahës i madh i Ukrainës, teksa kjo e fundit e lufton Rusinë, derisa Trump e ka lavdëruar disa herë Putinin dhe ka thënë se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve.
Megjithatë, Johnson ka thënë në një kolumnë se ai nuk beson që Trump do të hiqte dorë prej ukrainasve, mirëpo do t’i ndihmonte Ukrainës që ta fitonte luftën, duke e bërë Perëndimin më të fuqishëm dhe “botën më stabile”.
Bronwen Maddox, drejtore e institutit për çështje ndërkombëtare, Chathan House, ka thënë se argumentet sikurse ato, e nënvlerësojnë faktin se sa “destabilizues” ka qenë Trump, dhe sa do të mund të ishte, nëse fiton.
“Për ata që thonë se në mandatin e parë nuk i është bërë shumë dëm rendit ndërkombëtar, përgjigja jonë është se e nxori SHBA-në prej marrëveshjes bërthamore me Iranin. Puna që ka bërë më pas Irani, e ka kthyer atë në shtet me fuqi bërthamore”, ka thënë ajo.
Biden e ka kritikuar politikën e Trumpit për Iranin, mirëpo nuk ka arritur të ndërtojë ura me Teheranin, i cili vazhdon të forcojë muskujt në rajon.
Dalton, ish-ambasador britanik në Iran, beson se situata do të jetë edhe më e rëndë për Lindjen e Mesme, nëse zgjedhjet i fiton Trump.
“Asnjë administratë nuk do të bëjë përpjekje serioze për t’i zgjidhur dallimet me Iranin përmes diplomacisë”, ka thënë Dalton për The Associated Press.
“Ajo mundësi ka ikur kohë më parë”.
Ndërkohë, palestinezët dhe mbështetësit e tyre, i kërkojnë Bidenit që të kushtëzojë mbështetjen për Izraelin, pasi po rritet numri i viktimave civile.
Mirëpo, përkrahësit e linjës së ashpër në Izrael, besojnë se SHBA-ja veçse është duke e kufizuar shumë ofensivën e ushtrisë kundër Hamasit.
Itamar Ben-Gvir, ministri izraelit për Siguri Kombëtare, ka thënë së fundi se Biden nuk po i jep Izraelit “përkrahjen e plotë” dhe që nëse “Trump do të ishte në pushtet, qasja amerikane do të ishte krejtësisht ndryshe”. Sikurse aleatët, as rivalët nuk janë duke folur hapur se çfarë rezultati do të dëshironin të shihnin në SHBA.
Trump ka zhvilluar raporte të mira me Erdoganin e Turqisë, duke e quajtur “mik shumë të mirë”, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, më 2019.
Megjithatë, marrëdhëniet SHBA-Turqi kanë qenë me tensione gjatë mandatit të tij.
Administrata Trump e ka larguar Turqinë prej projektit të saj për aeroplanët F-35, pas vendimit të Ankarasë për të blerë prej Rusisë sisteme raketore për mbrojtje.
Vetë Trump ishte kërcënuar me shkatërrim të ekonomisë së Turqisë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë në janar se ai nuk beson që do të ketë ndonjë dallim në mes të Trumpit apo Bidenit.
Sipas tij, lidhjet Rusi-SHBA kanë qenë në trend të rënies prej administratës së George W. Bushit.
Kina, me të cilën ngrohtësia fillestare mes liderëve, është shndërruar me tarifa ekonomike reciproke, ka ndryshuar pak qasje me Bidenin.
Zhao Minghao, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Fudan në Shangai, ka thënë se për Kinën, dy kandidatët janë si “dy shishe helmi”.
Gift prej Kolegjit Universitar të Londrës, ka thënë se bota do të jetë më e përçarë, pavarësisht se kush fiton.
“Tashmë është një lloj realiteti”, ka thënë ai./ Rel
Tensione ka patur në aeroportin e Aleksandropolisit në Gre...
Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ofron ndihma p...
Izraeli nuk duhet të kryejë asnjë operacion ushtarak në qy...
Zyrtarë të lartë të Perëndimit e kanë kritikuar ish-pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se ...
Kryeministri francez, Gabriel Attal, dëshiron t’ua pamundë...
Grupi parlamentar opozitar më i madh në Bundestag, CDU/CSU...
Irani ka shënuar të dielën 45-vjetorin e Revolucionit Isla...
"Nuk është e mundur: makthi im është bërë realitet, kompan...
Mbreti Charles është parë të dielën duke shkuar në kishë, ...
Në vitin 2022 në Gjermani jetonin rreth 23.8 milionë vetë ...
Marrëdhënia mes kancelarit, Olaf Scholz dhe kreut të CDU, ...
Ushtria e Rusisë ka nisur në Ukrainë një valë të re sulmes...
Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra pr...
Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur të shtunën Viti...
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, dha dorëheqjen të ...
Analistët vlerësojnë se 100 ditët e para të qeverisë së Ma...
Në garën e këtij viti për çmimet Oscar, në kategorinë e do...
Rivalët republikanë po ngrenë pikëpyetje lidhur me mprehtë...
Hedhja e dyshimeve ndaj rivalëve të tij politikë, nëse...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...