Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të ndalohet që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kanë thënë disa kundërshtarë të tij, duke argumentuar se roli i tij në trazirat e 6 janarit, përkatësisht sulmi ndaj Kapitolit përbën mbështetje të “kryengritjes”, siç përcaktohet në nenin 14 të Kushtetutës amerikane.
Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për teoritë ligjore dhe sa ka realisht shanse që Trumpit – kandidatit kryesor për të fituar nominimin nga radhët e republikanëve për president – t’i ndalohet që të garojë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2024.
Si do të mund të diskualifikohej Trumpi?
Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se veprimet e Trumpit më 6 janar e diskualifikojnë atë nga presidenca. Ata kanë përmendur fjalimin që Trump mbajti para mbështetësve të tij të cilët sulmuan Kapitolin, por dështuan që të ndalonin Kongresin që të certifikojë fitoren e demokratit, Joe Biden.
Ata kanë cituar pikën 3 të amendamentit 14 të post-Luftës Civile, që ndalon zyrtarët qeveritarë, “të përfshirë në kryengritje apo rebelim” që të mbajnë pozita shtetërore.
Grupi avokues Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë, me seli në Uashington, ka dorëzuar një padi në Kolorado më 6 shtator, duke tentuar që të ndalë zyrtarin e lartë shtetëror të zgjedhjeve që të vendosë Trumpin në fletëvotimin për zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024. Padi u bë duke u thirrur në pikën 3 të amendamentit 14.
Padi të ngjashme nga zyrtarëve të tjerë zgjedhorë mund të pasojnë, duke ngritur çështje ligjore në mbarë 50 shtetet lidhur me një pyetje të patestuar ligjore, që mund të ketë ndikime më të gjëra lidhur me atë se kush lejohet të mbajë poste federale.
A është dënuar Trumpi për nxitje të kryengritjes?
Dhoma e Përfaqësuesve gjatë gjykimit të dytë për shkarkimin e Trumpit e akuzoi atë për nxitje të një kryengritjeje më 6 janar, por Senati, i kontrolluar nga republikanët, arriti që ta lirojë atë nga kjo akuzë.
Tani ai po pret gjykimin ndaj katër akuzave penale, përfshirë dy që lidhen me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Trump, pa prova, ka pretenduar se rezultati zgjedhor ishte manipuluar.
Trump nuk është akuzuar për kryengritje apo rebelim.
Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se përpjekjet për të diskualifikuar Trumpin mund të krijojnë një precedent problematik që do të fuqizonte zyrtarë shtetërorë zgjedhorë që në mënyrë të njëanshme të mund të diskualifikonin kandidatë duke u bazuar në interpretimin e tyre lidhur me një “kryengritje apo rebelim”.
Diskualifikimi i kandidatëve bazuar në krimet për të cilat ata nuk janë dënuar ose nuk u rëndon ndonjë aktakuzë për to, mund të përbëjë shkelje të të drejtave të kandidatëve për një proces të drejtë dhe për mundësinë që të mbrohen, të drejta që përfshihen edhe në amendamentin 14.
Si do të mund të funksiononte diskualifikimi?
Pika 3 në amendamentin 14 nuk ka një mekanizëm të qartë të zbatimit. Disa studiues ligjorë kanë thënë se do të duhej një vendim i Kongresit që kjo pikë të zbatohej. Të tjerët kanë argumentuar se zyrtarët shtetërorë zgjedhorë janë të obliguar ta zbatojnë atë kur shqyrtojnë kandidatët që do të përfshihen në fletëvotime dhe mund ta zbatojnë këtë pikë po ashtu edhe përmes një urdhri të gjykatës.
Votuesit dhe grupet që i përfaqësojnë ata duhet të bindin sekretaritë e shteteve në 50 shtetet në SHBA – shumica e të zgjedhurve janë republikanë dhe aleatë të Trumpit – për të vendosur nëse Trump do të diskualifikohej ose nëse do të kërkojnë nga një gjykatës që të lëshojë urdhër që emri i Trumpit të mos përfshihej në fletëvotim.
Që manovra të funksionojë, ithtarët e saj duhet të bindin numër të mjaftueshëm të zyrtarëve – në shtetet që kanë prirje republikane – për të bllokuar që Trump të përfshihet në fletëvotim. Një gjë e tillë do t’ia pamundësonte atij që të fitojë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, që janë të nevojshme për fitore në zgjedhjet presidenciale.
Këto përpjekje me shumë gjasa do të sfidoheshin ligjërisht nga republikanët.
A është bërë kjo gjë ndonjëherë?
Pika 3 është përdorur për të diskualifikuar nga detyra disa persona pas Luftës Civile në SHBA më 1861-1865, por që atëherë pothuajse nuk është përdorur fare.
Në shtator të vitit 2022, megjithatë, i njëjti grup avokues ngriti padi për të mos lejuar që emri i Trumpit të vendosej në fletëvotime në Kolorado, pasi një gjykatës në Nju Meksiko vendosi që të largonte nga detyra një komisioner për shkak të pjesëmarrjes së tij në trazirat e 6 janarit.
A mund të funksionojë?
Kjo përpjekje përballet me paqartësi. Mund të kërkojë që të binden apo detyrohen zyrtarët zgjedhorë që ta mbajnë emrin e Trumpit jashtë fletëvotimeve në shtetet që qeverisen nga aleatët e tij republikanë.
Po ashtu mund të sjellë një betejë ligjore në proporcione epike, që në fund mund të vendoset nga Gjykata Supreme amerikane, në të cilën ka shumicë konservatore, përfshirë edhe tre gjykatës të emëruar nga Trumpi.
A ka qenë kryetemë së fundi amendamenti 14?
Gjatë mosmarrëveshjes me Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me tavanin e borxhit shtetëror prej 31.4 trilionë dollarësh, presidenti amerikan, Joe Biden, përmendi mundësinë e përdorimit të pikës 4 të amendamentit 14, që i mundëson presidentit që në mënyrë të njëanshme të rrisë tavanin e borxhit. Megjithatë, ai kurrë nuk e përdori këtë pikë për të rritur tavanin e borxhit.
Po ashtu ka pikëpyetje ligjore sesa e suksesshme do të mund të ishte një manovër e tillë./ Rel
Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ) konfirmoi t...
Gjashtë persona që u identifikuan si anëtarë të një grupi ...
Kompania franceze e bioteknologjisë ka njoftuar se vaksina...
Ministria e Jashtme e Kinës të premten anashkaloi pyet...
Pak më shumë se një javë para përvjetorit të parë të vdekj...
Ekstradohet në SHBA, djali i El Chapo-s, Ovidio Guzman për...
Një amerikan dhe dy rusë kanë fluturuar të premten drejt S...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten "askush n...
Në Uashington ndodhet këto ditë kryetari i komunës së ...
Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një takim të premten ...
Ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine ...
Shkollat në Thesali të Greqisë do të qëndrojnë të mbyllu...
Një korridor që do të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me ...
Ligjvënësit amerikanë këtë javë shënuan një vjetorin e nda...
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e nj...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin...
Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar ...
Një njeri heroik që arriti të shpëtonte shokun e tij nga n...
Koncepte të reja për nëndetëset dhe mjetet nënujore pa pil...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...