FFK i reagon UEFA-s për thirrjet e tifozëve serbë në "EURO 2024"
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur ...

Ndërmarrja “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, që organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet juridike t’i kthejnë pronat kësaj ndërmarrjeje.
Ky njoftim, përfshin vetëm pronat brenda territorit të Kosovës, por jo edhe jashtë saj.
Pas shpërbërjes së ish-sistemit jugosllav shumë prona jo vetëm të personave privatë, por edhe të shtetit të Kosovës, mbetën jashtë kufijve.
Ndërmarrja “Trepça Sh.A” ka kërkuar kthimin e pronave të tyre të paluajtshme.
Menaxhmenti i ndërmarrjes ka ndërmarrë hapa për të siguruar dëshmi të pronësisë dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga të gjitha subjektet.
“Menaxhmenti i tanishëm është duke u angazhuar me seriozitetin në ringritjen e saj drejt një gjiganti ekonomik.
Po punojmë në rishikimin e infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakusht për rivitalizimin e Trepçës si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.
Në të njëjtën kohë së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe zyrat regjionale kadastrale jemi duke siguruar dëshmi për pronësinë e “shoqërisë”.
Menaxhmenti i “Trepça Sh.A.” u ka drejtuar një kërkesë publike të gjitha subjekteve juridike dhe fizike, organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve të tjera që aktualisht sipas tyre, po shfrytëzojnë pronat e paluajtshme të ndërmarrjes, që brenda një afati 30-ditor, deri më 10 korrik, të kontaktojnë zyrat e menaxhmentit në Parkun Industrial në Mitrovicë.
“Të gjitha këto prona do t’i kthehen në shfrytëzim ndërmarrjes, me ç’rast disa prej tyre do t’i lëshojmë me qira e disa do t’i përdorim për zhvillimin e kapaciteteve të reja. Me qëllim të realizimit të këtyre objektivave, në rend të parë kthimin e pronave tek pronari, Menaxhmenti i “Trepça Sh.A.” ka vendosur që t’i drejtohet opinionit publik me një kërkesë”.
Mirëpo, kthimi i këtyre pronave duket të mos jetë i lehtë.
“Asetet e saj kane qenë të shpërndara në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shpërndara kryesisht në Mal te Zi dhe Serbi. Janë problematika juridike dhe janë problematika te tjera që as parimisht as politikisht e ekonomikisht nuk i kemi të qarta. Janë dhjetëra të tilla por secila nga to, ka histori të veçantë juridikë pasi Jugosllavia ka kaluar në disa etapa dhe janë probleme juridike,” ka thënë Ferat Shala-ish-drejtor i ndërmarrjes “Trepça”.
Janë edhe gjithsejtë 169 prona që Kosovës i kanë mbetur jashtë territorit të saj.
Prej tyre, 104 janë vetëm brenda territorit të Serbisë.
Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, kanë treguar se disa prej shteteve së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet, por jo edhe me Serbinë.
“Republika e Kosovës me shumicën e vendeve fqinje të dala nga ish-Jugosllavia ka të vendosura marrëdhënie diplomatike dhe janë krijuar mundësitë që në rrugë diplomatike të zgjidhen problemet me pasuritë e Kosovës që gjenden në territorin e këtyre shteteve, përveç me Serbi dhe me Bosnje e Hercegovinë”.
Me njërin shtet, Ministria e Drejtësisë si përfaqësuese nga Kosova, kishte filluar procedurat ligjore, por ende asgjë konkretisht.
“Sa i përket pyetjeve tuaja, ju informojmë se Avokatura Shtetërore është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në çështjen ku pala – qytetari i Malit të Zi, ka paditur Republikën e Kosovës për zgjidhjen e kontratës me të cilën kontratë Kosova kishte blerë një pronë – rreth 300m². Çështja është në shqyrtim nga gjykata në Kotor. Në çështjen tjetër Republika e Kosovës e ka paditur Malin e Zi për kompensimin e pronës së tjetërsimin e pronës të cilin ish-pushimorja “Ganimete Tërbeshi” e kishte në shfrytëzim të përhershëm. Lënda është regjistruar në gjykatë, mirëpo ende nuk është caktuar asnjë seancë”.
Trepça menaxhohet nga Qeveria e Kosovës dhe ndërmarrjet publike që kanë funksionuar në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe post Jugosllavisë, që kanë mbetur në shtetet e tjera, atëherë në këtë rast është Ministria e Drejtësisë që duhet të fillojë hapa për kthimin e pronave shtetërore.
Sipas AKP-së, në Bosnje dhe Hercegovinë janë 17, 10% prona të Kosovës, në Kroaci 5, 3%, Mali i Zi 35, 21%, Maqedoni 7, 4%, Serbi 104, 62%, Slloveni 1, 1%./Monitor
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur ...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen...
Rreth 1500 profesionistë të medias nga më shumë se 100...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërn...
Një Sondazh i ri Kombëtar i Spitalit të Fëmijëve "CS M...
Secilën herë e më shumë, njerëzit po u shmangen lajmev...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, d...
Ndikimi gjithnjë e më i madh i Kinës në Amerikën Latin...
Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra ...
Në dokumentin përfundimtar të Samitit të Paqes për Ukr...
Për muaj të tërë, vëzhguesit e Rusisë e kanë ditur se ...
Disa nga yjet më të njohur të Hollivudit morën vëmendjen k...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e...
Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa...
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “int...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet t'i ja...
Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politi...
Gjatë Haxhit në Mekë dhe Medinë, 14 jordanezë kanë hum...
Fshati Alma al-Shaab, shtrihet në Libanin jugor dhe nd...
Një operacion i madh policor po zhvillohet në qendër t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...