Forcat ruse eliminojnë rrëmbyesit e pengjeve
Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e shpallura nga ushtria izraelite të dielën se do të ndalojë luftimet gjatë orëve të ditës përgjatë një rruge në Gazën jugore, për të mundësuar hyrjen e një sasie të madhe të ndihmave humanitare për palestinezët.
Ushtria tha se pauza që filloi në orën 8:00 të mëngjesit, do të jetë në fuqi deri në orën 19:00 dhe do të zbatohet çdo ditë deri në një njoftim tjetër.
“Kur kryeministri dëgjoi njoftimet për një pauzë humanitare prej 11-orësh, ai iu drejtua sekretarit të tij ushtarak dhe ia bëri të qartë se kjo ishte e papranueshme për të”, tha një zyrtar izraelit.
Ushtria saktësoi se operacionet normale do të vazhdojnë në qytetin Rafah, objektiv kryesor i operacionit të saj në jug të Gazës, ku të shtunën mbetën të vrarë tetë ushtarë izraelitë.
Reagimi i kryeministrit Netanyahu nxjerr në pah tensionet politike lidhur me çështjen e ndihmave që hyjnë Gazë, ku organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në rritje.
Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, i cili drejton një nga partitë fetare nacionaliste në koalicionin qeverisës të zotit Netanyahu e kundërshtoi idenë e një pauze taktike, duke thënë se kushdo që e vendosi ishte një "i marrë" që duhet të pushohej nga puna.

“Pauza taktike” e shpallur nga ushtria, e cila zbatohet në një hapësirë prej rreth 12 kilometrash në zonën e Rafahut, është shumë larg nga një armëpushim i plotë në territorin e rrethuar, që është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë aleatin kryesor të Izraelit, Shtetet e Bashkuara. Nëse qëndron, ndalimi i kufizuar i luftimeve mund të ndihmojë në trajtimin e disa prej nevojave të mëdha të palestinezëve, të cilat janë shtuar edhe më shumë javët e fundit me sulmin e Izraelit në Rafah.
Pauza synon të lejojë kamionët e ndihmave të arrijnë në vendkalimin e afërt të kontrolluar nga Izraeli, Kerem Shalom, hyrja kryesore për ndihmën dhe të udhëtojnë të sigurt në autostradën Salah a-Din, një rrugë kryesore veri-jug, tha ushtria. Vendkalimi është përballur me bllokadë që kur trupat tokësore izraelite u zhvendosën në Rafah në fillim të majit.
COGAT, mekanizmi ushtarak izraelit që mbikëqyr shpërndarjen e ndihmave në Gaza, tha se rruga do të rriste rrjedhën e ndihmës në pjesë të tjera të Gazës, duke përfshirë Khan Younisin, Muwasin dhe Gazën qendrore. Gaza veriore e goditur rëndë, e cila ishte një objektiv i hershëm në luftë, po mbështetet nga ndihmat që hyjnë nga një vendkalim në veri.
Ushtria tha se pauza u vendos pas diskutimeve me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.
Por, agjencitë e ndihmës, përfshirë OKB-në, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Pauza përgjatë rrugës jugore po ndodhë ndërsa Izraeli dhe Hamasi po shqyrtojnë propozimin e fundit për një armëpushim, një plan që u shpalos me hollësi nga presidenti Joe Biden, në përpjekjen më të përqendruar diplomatike të administratës për ndalimin e luftimeve dhe lirimin e pengjeve të marra nga grupi militant. Ndërsa presidenti Biden e përshkroi propozimin si një plan izraelit, Izraeli nuk e ka mbështetur plotësisht atë dhe Hamasi ka kërkuar ndryshime, që duken të papranueshme për Izraelin.
Fushata ushtarake e Izraelit kundër grupit militant Hamas, e nxitur nga sulmi i grupit me 7 tetor, e ka zhytur Gazën në një krizë humanitare, me OKB-në që raporton uri të përhapur dhe qindra mijëra njerëz në prag të urisë. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Izraelit të bëjë më shumë për të lehtësuar krizën dhe ka thënë se luftimet e vazhdueshme, përfshirë ato në Rafah, kanë ndërlikuar dërgesat e ndihmave gjatë gjithë luftës.

Nga 6 maji deri më 6 qershor, OKB-ja merrte mesatarisht 68 kamionë ndihma në ditë, sipas të dhënave nga zyra humanitare e OKB-së, e njohur si OCHA. Kjo sasi ishte më pak nga 168 kamionë në ditë në muajin prill dhe shumë më pak se 500 kamionë në ditë, që grupet e ndihmës thonë se nevojiten.
Rrjedha e ndihmave në Gazën jugore ra bashkë me rritjen e nevojave humanitare. Më shumë se 1 milion palestinezë, shumë prej të cilëve tashmë ishin zhvendosur, u larguan nga qyteti Rafah pas sulmit, duke u grumbulluar në pjesë të tjera të Gazës jugore dhe qendrore. Shumica tani lëngojnë në kampet me tenda të shkatërruara, duke përdorur llogoret si tualete, me ujërat e zeza që rrjedhin nëpër rrugë.
COGAT-i thotë se nuk ka kufizime për hyrjen e kamionëve. Ai thotë se më shumë se 8,600 kamionë të të gjitha llojeve, si ata me ndihma ashtu edhe ata tregtar, hynë në Gazë nga të gjitha vendkalimet nga 2 maji deri më 13 qershor, mesatarisht 201 në ditë. Por pjesa më e madhe e ndihmës është grumbulluar në vendkalime dhe nuk ka arritur në vend.
Një zëdhënës i COGAT-it, Shimon Freedman, tha se është faji i OKB-së që ngarkesat e saj u grumbulluan në anën e Gazës në Kerem Shalom. Ai tha se agjencitë kanë "probleme themelore logjistike që nuk i kanë zgjidhur” veçanërisht mungesën e kamionëve.
OKB-ja mohon akuzat e tilla. Ajo thotë se luftimet midis Izraelit dhe Hamasit shpesh e bëjnë shumë të rrezikshme që kamionët e OKB-së brenda Gazës të udhëtojnë në Kerem Shalom, i cili është afër kufirit me Izraelin.
Marrëveshja e re synon të zvogëlojë nevojën për bashkërendimin e dërgesave duke ofruar një "dritare" 11-orëshe të pandërprerë çdo ditë për kamionët, që të lëvizin brenda dhe jashtë vendkalimit.
Nuk ishte e qartë nëse ushtria do të ofrojë siguri për kamionët e ndihmës ndërsa ata lëviznin përgjatë autostradës.
Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa...
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “int...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatitet t'i ja...
Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politi...
Gjatë Haxhit në Mekë dhe Medinë, 14 jordanezë kanë hum...
Fshati Alma al-Shaab, shtrihet në Libanin jugor dhe nd...
Një operacion i madh policor po zhvillohet në qendër t...
Norvegjia njoftoi të dielën se do t’i dhurojë Ukrainës...
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të prem...
Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë të shtunën nga një s...
Ushtria izraelite thotë se do të mbajë një "pauzë taktike ...
Në Shtetet e Bashkuara, një president mund të shërbejë...
Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë ...
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme ...
Çështja e “Eurofighter”-it, i cili është prodhim i përbash...
Nënkryetarja e SHBA Kamala Harris ka premtuar një paketë n...
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar t...
Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua të shtunën ...
Zëvëndës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka premt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...