web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vinicius, e ardhmja te Reali është në dyshim

2026-01-18 21:14:00, Sport CNA

Vinicius, e ardhmja te Reali është në dyshim


Shkarkimi i Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit ka rritur shpresat e klubit për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior.

Drejtuesit, me Florentino Perez në krye, e konsiderojnë brazilianin një element kyç për të ardhmen. Marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe ish-trajnerit ka ndikuar në bisedimet e mëparshme.

Sipas “MARCA”, situata mbetet ende e paqartë, pavarësisht një klime më të favorshme. Vinicius gëzon mbështetjen e klubit dhe të trajnerit aktual, Alvaro Arbeloa.

Pengesa kryesore mbetet diferenca mes kërkesave të lojtarit për pagë dhe ofertës së klubit. Tensionet me tifozët dhe forma jo e mirë e fundit e mbajnë të ardhmen e tij në pikëpyetje.





Lajmet e fundit nga