web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitore me dedikim për presidentin që ndërroi jetë, Fiorentina triumfon mes dhimbjes

2026-01-18 17:00:00, Sport CNA

Fitore me dedikim për presidentin që ndërroi jetë,

Fiorentina mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Bolognas, në duelin e javës së 21-të në Serinë A.

Vetëm pak orë pas ndarjes nga jeta të presidentit të tyre, Rocco Comisso, skuadra nga Firence triumfoi 2-1 në transfertë.

Një sukses, që merr vlerë të madhe pas ngjarjeve të fundit, ndërsa ishte padiskutim, një dedikim për të ndjerin.

Sa i përket ndeshjes, Mandragora zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, ndërsa Piccoli dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.

Bologna u zgjua vetëm në fund të takimit, ku ngushtoi diferencat me Fabbianin.

Me këtë sukses, Fiorentina ngjitet në vendin e 18-të me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa Bologna mban vendin e tetë me 30 pikë.





Lajmet e fundit nga