web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

How he took over the leadership of the Albanian Football Association and the challenges, Duka's story: Edi Rama promised us something

2025-12-26 15:24:00, Sport CNA

How he took over the leadership of the Albanian Football Association and the

The President of the Albanian Football Federation, Armand Duka, was invited to the show "Good Morning Stars", moderated by Arbana Osmani, where he conducted an extensive and special interview.

In an open and reflective narrative, he shared with the public aspects of his personal life, management philosophy, and vision for the development of Albanian football.

He also revealed a promise from Prime Minister Edi Rama regarding the sponsorship law.

What do you think, what are our chances for the World Cup? – To be within the framework of my profession, we have a 25% probability, because there are four teams with the same level and all four of us have 25%. I have a lot of confidence and I always have. My confidence is real, it is not just wishful thinking. It is real given the level and the team we have, for what we have done, the footballers on the field have all the possibilities.

If you compare it to 2016? – The World Cup is something else, it is much more difficult than the European Cup to qualify. Whereas, if you go to the final tournament, the World Cup is a little easier than the European Cup, because the teams in the European Cup are really very good, because the quality of football is in Europe. Only 16 teams from Europe go to the World Cup and the level of difficulty is even greater.

In the stadium I like the atmosphere more, in recent years I think a very beautiful atmosphere has been created. – You meant cultured people. We are not fixed at the right level, but we have improved a lot, especially in the National team matches. A beautiful environment is created, that you want to be on the steps of the stadium. Then, when you win, it becomes even more beautiful. We are still fighting to go to the World Cup. It is something that we have not achieved, all Albanians want to touch it, especially since it takes place in America and we want to go there, not as fans, but with a team.

How do you manage to negotiate, to succeed, to convince anyone? – I don't know if I have convinced anyone, because there may be someone I haven't convinced. One of those I haven't convinced very well is my wife. She is not very happy, because as I told you, she has not yet decided to renew her contract for the next few years. Realistically, I have not had the opportunity to be a very good parent to my children. I know that I should have done much more, not only for football reasons, but also for business reasons and because of my commitments, I have spent very little time.

Në njëfarë mënyre, ajo ka shpenzuar më shumë kohë dhe i ka edukuar fëmijët më shumë se unë. Por mendoj që edhe unë i kam edukuar, sepse sipas filozofisë sime, fëmijët nuk edukohen vetëm me fjalë, por edhe me shembull. Besoj që kanë parë një shembull pozitiv dhe janë edukuar mirë. Jam përpjekur të bëj çdo gjë mirë. Padyshim që kam qenë pjesë e të gjithë momenteve më të rëndësishme të edukimit të tyre apo të festave të tyre.

Siç e thashë, koha nuk ka qenë aq e mjaftueshme. Kështu që ajo nuk ma ka dhënë diplomën, por në fakt babai im më ka thënë që gruaja nuk ta jep diplomën kurrë, nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Nuk e di nëse ia ke dhënë ti Edit diplomën. Në rastin tim, mbase ka pak të drejtë, por thonë që kështu është në përgjithësi.

Si është raporti yt me nipat? – Te ndeshja me Anglinë ishim në drekë zyrtare dhe Presidentja e Federatës së Futbollit të Anglisë është grua. Edhe unë rrija duke treguar fotografitë e nipave. Ajo ka djalin 12 vjeç dhe i thashë, a e di si më shihni ju mua, më shihni çuditshëm, por kur ta provoni që të keni nipa, atëherë do të më kujtoni. Kjo i ndodh të gjithëve dhe më ndodh edhe mua.

Sipas meje, është një moshë tjetër, je më pak i përgjegjshëm kur bëhesh me fëmijë, sepse je shumë i ri, dhe je shumë më i përgjegjshëm kur bëhesh me nip apo mbesë. I shijon më shumë. Nuk e di, “mjaltë i mjaltit”, thonë. Kam tre nipa, 4 vjeç, 2 vjeç dhe 4 muajsh. Janë shumë të bukur.

Je njeri që i ruan marrëdhëniet me njerëzit? – Unë përpiqem të jem korrekt. Nuk jam një njeri, le të themi, vërtet “manjak” i mirëmbajtjes së marrëdhënieve, sepse ato janë një tip tjetër njeriu. Por jam korrekt, pavarësisht se mund të krijojmë distanca mes, le të themi, kontakteve apo marrëdhënieve të punës. Nuk është se njerëzit kanë pasur një vlerësim negativ nga kjo, përkundrazi.

Çfarë më këshillon nëse unë dua që karrierën time ta ruaj dhe ta zgjas sa më tepër? – Unë do të përsëris atë që të thashë, atë që unë mendoj gjithmonë, përkushtimi, puna dhe disiplina.

Kompromise duhen bërë? – Në përgjithësi, jeta është kompromis dhe në familje do bësh kompromis. Varet nëse kompromisi cenon gjënë kryesore apo jo. Ky lloj kompromisi nuk bëhet. Ndërsa kompromiset e tjera, për të mirën e punës, për të arritur objektivat, duhen bërë. Mendoj që janë kompromise pozitive dhe të pashmangshme. Kush thotë ndryshe, mendoj që gënjen.

Ka pasur shumë periudha kur ju jeni sulmuar dhe më bën shumë përshtypje që jeni shumë i qetë? – Nuk jam nga ata. Sot, në kohët moderne, kur njerëzit marrin një lajm, gjëja e parë që bëjnë është të kapin telefonin për të marrë dikë. Nuk jam nga ata që e kapin telefonin si reagim i parë. Por mundohem ta përpunoj, ta mendoj dhe pastaj të jap reagimin tim. Kështu që nuk kam qenë një njeri që, në përgjithësi, në jetën time të kem sulmuar dikë, por kam ditur të mbrohem mirë. Në kuptimin që ti je i qetë kur e gjykon që je në të drejtën tënde, kur nuk i ke rënë në qafë dikujt dhe nuk ke cenuar dikë. Kur je në paqe me veten, e gjen edhe qetësinë. Ndërsa kur ke bërë ndonjë gjë, është e vështirë ta ruash qetësinë.

A ka njerëz që të kanë zhgënjyer? – Që më kanë zhgënjyer, padyshim, nëse kam zhgënjyer, se di, mbase duhet të kem zhgënjyer edhe unë. Zhgënjimi vjen si rezultat i pritshmërisë që ti ke për dikë dhe dikush mund të ketë pasur pritshmëri më shumë nga unë, nuk i ka marrë ato pritshmëri dhe është zhgënjyer. A ka apo jo të drejtë, kjo është një tjetër lloj analize. Në këtë këndvështrim, edhe unë jam zhgënjyer me njerëz të ndryshëm, nga të cilët mund të kem pritur më shumë, qoftë edhe miqësi apo mirënjohje më shumë, të cilën se kam marrë.

Të gjitha intervistat e tua i kam parë, por kam vënë re që je shumë i kontrolluar. – Nuk e di nëse është e vërtetë. Në fakt, më bëhet qejfi që e paske vlerësuar, këtë takimin tonë. Edhe unë e kam vlerësuar shumë, i kam parë të gjitha emisionet e tua, për të dalë sa më mirë. Ky lloj formati tenton t’i zhveshë personazhet për të qenë ashtu siç janë realisht, por në praninë e kaq shumë kamerave dhe regjie, nuk është shumë e lehtë që të zhvishesh 100%. Mbase një pjesë e televizionit mund të jetë me kamera të fshehta dhe e zhvesh mirë personazhin.

 

A ke frikë nga gjykimi i njerëzve dhe nga mënyra si mund të interpretohen nga njerëzit apo media, fjalë të thëna pa dashakeqësi? – Padyshim që njeriu është i kujdesshëm kur flet në publik dhe pret të marrë një feedback pozitiv kjo e bën njeriun të jetë më i kontrolluar dhe mbase nuk është 100% vetvetja, ashtu siç duhet të jetë në një format emisioni si ky.

Unë në fakt përpiqem të jem vetvetja, nuk e di se sa e arrij. Por edhe kujdesem, jo gjithmonë e them në kokë atë që mendoj, kur ajo gjë prish ekuilibrat apo balancat, bëj një lloj diplomacie, edhe në jetën e përditshme, që mos t’i thyej marrëdhënie. Kujdesem, por nuk e shtrembëroj të vërtetën.

23 vite si President i FSHF. Cila ka qenë sfida më e madhe personale? – Unë sfidë personale në futboll është vështirë të të them, sepse sfida ime ka qenë e bashkuar me sfidën e institucionit.

Në kohën kur kam filluar si President i FSHF, vërtetë ka qenë një periudhë jo e mirë për Shqipërinë dhe akoma më e keqe për futbollin dhe për Federatën. Ka qenë një institucion minmalist, me të ardhura pothuajse zero, me aktivitete të cunguara, me përfaqësi pothuajse inekzistente dhe rezultate të ekipeve kombëtare, fatkeqësisht gjithmonë në vend të fundit.

Si u gjende ti në krye të Federatës 23 vite më parë? – Unë kam qenë në biznes, padyshim që jam marrë me sport, kam financuar në futboll, në qytetin tim të lindjes, në Shijak dhe Durrës ku unë jetoj tani. Kam qenë pjesë e të gjithë ambienteve sportive, aq më shumë që e gjithë familja ime është një familje sportive. Babai im ka qenë futbollist dhe trajner futbolli, vëllai im volejbollist, pavarësisht se shumë e njohin si politikan, por ai është më shumë sportist dhe ka qenë shumë i mirë.

Natyrshëm kam qenë në ambientet e futbollit, por realisht nuk kam pasur asnjëherë ambicie të jem drejtues i një institucioni sportiv, aq më tepër i Federatës së Futbollit. Duke qenë në këto ambiente, më është propozuar nga një miku im, i cili nuk jeton më, që ka qenë presidenti i Vllaznisë. Ai më donte dhe më respektonte shumë, sidomos për mënyrën si bëja biznes, sepse jemi njohur nëpërmjet biznesit. Më thoshte: Grup, duhet të bëhesh presidenti i Federatës, s’do humbasësh shumë kohë, ti i bën mirë Federatës. Përfundimisht më bindi, edhe pse nuk e kisha ndarë mendjen për të kandiduar për President. Është një fotograf, Fredi, ne i themi Oçalani, me mustaqe. Ai e thirri Fredin pa dijeninë time, më bëri fotografi dhe e pashë veten në gazetë si kandidat për President i FSHF.

Kështu, kandidova, u zgjodha President i Federatës, u ndodha në këtë situatë që të thashë, që faktikisht kur e preka dhe e pashë, mu duk shumë e vështirë për t’ia dalë dhe pastaj më ka rrëmbyer kjo punë dita ditës dhe nuk më duken si 23 vite, por si 23 ditë. Jam përfshirë vërtetë, nuk hyj në asgjë që nuk më pëlqen, kjo punë më ka pëlqyer, më ka pëlqyer edhe kur shoh zhvillime e rezultate pozitive, kur shoh fëmijë që luajnë futboll, aq pak sa mund të ndikojmë ne. Por futbolli sot ndikon shumë në shoqëri apo në kënaqësinë e njerëzve.

Ke ndonjë ekip të preferuar në Shqipëri? – Në fakt, e di e gjithë Shqipëria që unë kam qenë fans i Vllaznisë, para se të njihesha me Myftar Çelën apo që ai të më propozonte për të qenë President i Federatës. Kam filluar të ndjek Vllazninë, mbase i ndikuar dhe nga vëllai im, në një finale që është shumë e hershme, kur ju nuk kishit lindur akoma, finale e Kupës kur Vllaznia fitoi me penallti kundër Besës. Sot nuk jam ndonjë tifoz i thekur i asnjë klubi shqiptar, jo vetëm se dua të jem i paanshëm, po emocionet tani i kam për ekipin Kombëtar.

A je mik me futbollistët e Kombëtares? Dilni për dreka, komunikoni? – Kam raporte shumë të mira, kam pasur gjithë kohën, jam kujdesur që t’i kem të mira, i kam respektuar maksimalisht, por nuk i kemi tejkaluar kufijtë për të shkuar në atë raport që cenohet marrëdhënia institucionale e futbollistit me Presidentin e FSHF.

Gjatë grumbullimit nuk kemi shumë kohë për të dalë për dreka dhe darka, por unë padyshim i vizitoj dhe atje ku janë. Gjatë ditëve që ekipi Kombëtar është i grumbulluar unë jam gjithmonë i pranishëm aty. Padyshim që në momentet e pushimit dhe kohës së lirë, bëjmë biseda dhe lind një lloj raporti miqësor, por gjithmonë duke ruajtur balancat.

Pas ndeshjes me Andorrën qarkulluan video ku duket se nuk takove Armando Brojën… -E kam parë edhe unë atë video, nuk e kam kuptuar në momentin që ka ndodhur, pasi ishim shumë të gëzuar, duke festuar, ishte festim i paprogramuar, por i kam parë pamjet në rrjetet sociale.

Broja ishte i mërzitur me veten e tij, nuk ishte i kënaqur me atë që dha në fushën e lojës. Megjithëse unë nuk kam të njëjtin mendim me të, nuk është se dha maksimumin e tij, por ai e ndihmoi goxha skuadrën, po ta shohësh në mënyrë profesionale, e ndihmoi goxha skuadrën për ato minuta që ishte në fushë. Duke qenë se ishte i mërzitur me veten e vet, nuk e kishte me mua.

Të thashë që kam raporte të mira me të gjithë. Me Armandon kam komunikuar, jo vetëm pas asaj ndeshje padyshim, edhe pas ndeshjes me Anglinë, që ai ishte i dëmtuar dhe vazhdoj të komunikoj çdo ditë që ai të jetë sa më mirë dhe të jetë në formë për veten e tij dhe pse jo, edhe për të na ndihmuar neve. Unë kam shumë besim që ai mund të na ndihmojë shumë neve.

Si i përjeton ti sulmet e tifozëve ndaj futbollistëve kur gabojnë? – Kështu është kjo loja jonë, është diçka e pashmangshme, brenda 90 minutave mund të jesh hero dhe armik. Ne kemi një nga lojtarët më të mirë dhe që ka kontribuar më shumë me ekipin Kombëtar, me më shumë ndeshje në Kombëtare, Elseid Hysaj, i cili sipas tifozëve gaboi, që për mua bëri një veprim normal, gati-gati e persekutuan. Pas ndeshjes i kam thënë: Elsi, fiki rrjetet sociale dhe përqendrohu te ndeshja e radhës.

Unë jam i kujdesshëm dhe i mendoj kritikat për t’i korrigjuar, sepse të gjithë bëjmë gabime, mundohem që t’i kem parasysh për sa kohë gjykoj që qëndrojnë. Shoh edhe sharje, fyerje, baltosje, por nuk më ndikojnë shumë. Padyshim që nuk më vjen mirë, se nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, por nuk më ndikojnë. Asnjë nga familjarët e mi nuk më komenton ndonjëherë sharjet dhe nuk më thonë gjë, edhe pse jam i sigurt që i shohin. Është diçka e pashmangshme, që vjen nga zhvillimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

Je një nga njerëzit më të rëndësishëm në botë, në pozicionin tuaj. Si ndihesh, si njeri i rëndësishëm i UEFA-s apo si përfaqësues i një vendi të vogël? – Paragjykimi ekziston, si term dhe fenomen, por mirë është që ti vetë mos ta përjetosh atë. Unë shoh paragjykimin si produkt i një niveli të kufizuar intelektual, sepse një njeri i kultivuar nuk e paragjykon dikë nga vendi që ka lindur apo nga ngjyra e lëkurës që ka, sepse nuk është meritë e imja që unë kam lindur një Shijak dhe ti në Paris, apo nëse kam lindur i bardhë e ti i zi, etj. Meritë e imja është nëse unë përdor aftësitë e mia për mirë, luftoj me veten time për t’u zhvilluar, për të bërë më mirë, për t’u përmirësuar. Në botën e qytetëruar, në perëndim, minimizohen këto.

Kur janë zgjedhjet e tjera? – Në Shqipëri janë në 2026-ën, ndërsa në UEFA janë në vitin 2027.

A do ketë kandidatë të tjerë veç jush në zgjedhjet e vitit 2026 – Nuk e di akoma, nuk kam parë që të ketë një kandidat tjetër.

Deri kur mendon të jesh President i FSHF? – Për aq kohë sa njerëzit që unë bashkëpunoj dhe drejtoj, klubet dhe akademitë e futbollit do të mendojnë që vërtetë mund t’i ndihmoj dhe bashkë ta çojmë përpara futbollin. Për aq kohë sa të kem energji dhe sfida apo objektiva për të realizuar. Nuk është pa kufij kjo gjë dhe mosha bën të vetën dhe do të kufizojë. Nuk e kam pasur objektiv për ta lëshuar apo jo.

 

Në politikë rëndom thuhet që u konsultova me këtë apo atë dhe vendosa të vazhdoj. Por unë realisht para çdo zgjedhje marr një lloj feedback-u dhe opinioni të atyre që janë vërtetë të interesuar për futbollin, ata që e bëjnë, ata që e luajnë, që e drejtojnë. Klubet, akademitë, trajnerët. Dhe nëse shoh vërtetë dëshirë apo kërkesë për ta vazhduar këtë bashkëpunim, e vazhdoj.

 

Zgjedhjet e kaluara, e dinit që do të ishte Shakohoxha? – Jo, nuk e dija që do ishte. E kam parë në media, jo vetëm atë, por edhe të tjerë. Nuk mendoj keq për një njeri që kandidon për një post. Mendon që mund ta bëjë mirë, që mund ta zhvillojë, ka një platformë dhe e shtron para njerëzve. Ndërsa ata që mendojnë të hyjnë në mënyrë artificiale nga dritarja apo ndryshe nuk i gjykoj pozitivisht.

 

Çfarë zhanri do ishte filmi i jetës tuaj – Do të ishte një serial në rritje, me emocion e aksion në rritje dhe deri në serinë e fundit të ishte me emocion.

 

Rubrika me foto

 

Çfarë të bën të ndjesh “Beogradi” – Ka qenë një nga ditët e mia më të vështira në futboll. Në momentin që ka hyrë ai flamur në stadium, nuk e kam kuptuar se si. Kam ndjerë frikë, jo për vete, por për përgjegjësinë që kisha dhe ndjeja frikë për të gjithë çunat që kisha aty.

Kampionatin Europian U-21 e shoh si një zhvillim shumë pozitiv, është aktiviteti i dytë më i rëndësishëm që zhvillon UEFA pas ekipeve të para. Shqipëria ka një shans të artë për ta zhvilluar këtë dhe është një shans historik. Ne do ta shfrytëzojmë dhe organizojmë shumë mirë dhe do t’i bëjmë të gjithë që të ndjehen shumë mirë dhe të shohin futboll.

Çfarë të bën të ndjesh “Rei Manaj” – Goli i Manajt është me shumë peshë. Akoma edhe më shumë se tre pikët. Ja kam thënë këtë edhe Reit. Dhe mënyra e festimit që ka bërë është fantastike. Këtë duhet ta mbajë në kornizë gjatë gjithë jetës tij. Nuk mendoj se do të bëjë diçka më të bukur se kjo. Uroj që po.

Çfarë të bën të ndjesh “përfaqësuesja e Kosovës“ – Ka një skuadër të mirë. Një pjesë e tyre ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi.

Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin.

A duhet të kemi një Kombëtare? – Ne duhet të kemi një Kombëtare. Por kjo nuk varet as nga unë dhe as nga ti. Unë kështu e mendoj, por nuk kemi gjë në dorë. Për sa kohë jemi dy shtete më një komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate. Nëse jemi bashkë jemi një vend më i madh, kemi potencial më shumë, jemi treg më i madh. Në të gjitha këndvështrimet është më mirë mendoj, jo vetëm në futboll.

Çfarë të bën të ndjesh “Tifozat Kuqezi” – I kemi prishur pak marrëdhëniet kohët e fundit për arsye të pranisë së tyre në stadium. Kjo nuk ka të bëjë në marrëdhënien personale. Ka disa rregulla që ne duhet t’i respektojmë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe kontributin e çdo tifozi që vjen në stadium. Por ne dëshirojmë një nivel dhe një ambient më të kulturuar në stadium.

 

Çfarë të bën të ndjesh “Edi Rama” – Kryeministri. Ky nuk është trajneri, ky është i pari i vendit. Kam marrëdhënie shumë të mira institucionale me të, me qeverinë. Jam përpjekur që të kem gjithmonë të njëjtën marrëdhënie, pavarësisht se qeveritë ndonjëherë nuk kanë pasur të njëjtën qasje me mua. Si trajner i qeverisë, më duket shumë i mirë. Por nuk jam unë ai që mund ta vlerësoj, sepse nuk e njoh shumë nga afër punën e qeverisë. Në lidhje me sportin, na ka ndihmuar. Ka edhe një gjë tjetër që duhet të na ndihmojë tani. Me ligjin e sponsorizimeve. Por kemi bashkëpunuar për ndërtimet e stadiumeve, për ndryshimin në infrastrukturës. Tani duhet të bashkëpunojmë për ndryshimin e infrastrukturës ligjore që na e ka premtuar dhe uroj e besoj që do të na e bëjë. Unë kam bashkëpunuar me katër kryeministra.

 

Does Igli Tare think of being President? – Anyone can think of doing any kind of position, not just president. With the experience he has gained in managing football there, he can bring it to Albania. Whether in the federation, in a club or anywhere else. The Football Federation is a very broad activity. It seems like only the Superior Category championship, but today the FSHF organizes 600 matches a week, where about 4,000 officials are activated. But these are not managed only with fingers, money is also needed. Money must be produced, an economy must be produced. Today the FSHF is a solid institution, with sound financial foundations and has a secure future. I consider it one of the best things about the FSHF. It is an institution that can continue to cope in the future.





Lajmet e fundit nga