web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për Champions në Serie A, kalendari i javës së fundit

2026-05-17 16:45:00, Sport CNA

Gara për Champions në Serie A, kalendari i javës së fundit

Gara për një vend në Champions League në Serie A është komplikuar ndjeshëm pas ndeshjeve të javës së parafundit.

Napoli ka siguruar praktikisht objektivin e tij pas fitores bindëse ndaj Pisas, duke i dhënë mundësi klubit të nisë planifikimet për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Juventusi ka humbur terren pas disfatës ndaj Fiorentinës dhe tashmë ndodhet jashtë katërshes së parë.

Milani dhe Roma mbajnë aktualisht vendin e tretë dhe të katërt me nga 70 pikë, duke qenë vetëm një fitore larg kualifikimit në Champions League.

Kuqezinjtë do të përballen me Cagliarin në “San Siro”, ndërsa Roma do të luajë ndaj Veronës së rënë nga kategoria. Juventusi dhe Como kanë nga 68 pikë dhe nuk e kanë më fatin në duart e tyre, pasi përveç fitores duhet të shpresojnë edhe në gabime të rivalëve direktë.

Skuadra e Spallettit do të luajë derbin ndaj Torinos, ndërsa Como përballet me Cremonesen. Në kampin romanist, Gian Piero Gasperini është shumë pranë arritjes së objektivit europian, pasi Roma ndeshjen e fundit e ka ndaj Veronës dhe me fitore kualifikohet.





Lajmet e fundit nga