web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E konfirmon Trabzonspor, Silvinjo merr vendimin për Ernest Muçin

2026-03-20 18:58:00, Sport CNA

E konfirmon Trabzonspor, Silvinjo merr vendimin për Ernest Muçin


Lajm i madh për sulmin e Kombëtares Shqiptare! Ernest Muçi rikthehet zyrtarisht nën urdhrat e trajnerit Silvinjo për sfidat jetike të muajit mars.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij, Trabzonspor, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa lista e plotë e FSHF-së do të publikohet ditën e nesërme.

Pas një viti 2025 me pak hapësira, ku luajti vetëm 30 minuta, Muçi po kalon një formë shpërthyese në Turqi, gjë që ka bindur teknikun brazilian t'i besojë një vend për fazën "play-off" të Botërorit.

Shqipëria do të udhëtojë drejt Polonisë më 26 mars për sfidën gjysmëfinale, ku prania e Muçit shihet si një armë shtesë për të tentuar kualifikimin historik.

Mbetet për t'u parë nëse forma e tij e lartë te Trabzonspori do t'i sigurojë një vend titullari në formacionin kuqezi.





Lajmet e fundit nga