web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projektohet shkëmbim i bujshëm, Alvarez drejt Barcelonës

2026-03-20 12:36:00, Sport CNA

Projektohet shkëmbim i bujshëm, Alvarez drejt Barcelonës

Barcelona ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Presidenti Joan Laporta është i bindur se transferimi mund të realizohet këtë verë për një shifër nën 100 milionë euro.

Klubi katalanas synon të përfshijë lojtarë si Raphinha ose Ferran Torres në marrëveshje për të ulur koston e operacionit.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid kërkon të mbajë lojtarin deri në vitin 2029 dhe po planifikon një klauzolë të re prej 500 milionë eurosh.

Diego Simeone thuhet se i pëlqen disa nga emrat e ofruar nga Barcelona, por një shkëmbim direkt mbetet i vështirë.

Kjo situatë pritet të jetë një nga sagat më të gjata të merkatos së ardhshme verore.





Lajmet e fundit nga