web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Alarm” në Kombëtare! Asllani rrezikon duelin me Poloninë

2026-03-20 08:49:00, Sport CNA

“Alarm” në Kombëtare! Asllani rrezikon duelin me

Kombëtarja shqiptare po kalon një situatë kritike vetëm gjashtë ditë para finales së Play-Off-it kundër Polonisë.

Pas dëmtimeve të Manajt dhe Dakut, tashmë në dyshim të fortë është edhe mesfushori Kristjan Asllani.

Lojtari u dëmtua në minutën e 70-të të ndeshjes Besiktas-Kasimpasa pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Baldursson.

Asllani u largua nga fusha duke çaluar, duke shkaktuar panik te stafi teknik i drejtuar nga Silvinjo.

Ai konsiderohet si motori i mesfushës sonë dhe mungesa e tij do të prishte të gjitha ekuilibrat taktikë për ndeshjen në Varshavë.

Aktualisht po priten rezultatet e rezonancës magnetike për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Shqipëria rrezikon të shkojë në sfidën më të rëndësishme të vitit pa tre prej shtyllave kryesore të ekipit.





Lajmet e fundit nga