LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

2023-09-13 07:12:00, Sociale CNA
Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare (transparente dhe të larta) në orët e mesditës dhe pasdites.  

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 32°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 13 deri 36°C                                                                                                                                                                   

në zonat bregdetare 16 deri 34°C

17:12 SOCIAL ISSUES Lira Gjika

Child and loneliness

Loneliness is a very big human problem. It does not allow ...

Lajmet e fundit nga