LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas shiut, diell/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

2023-02-27 08:14:00, Sociale CNA

Pas shiut, diell/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Orët e para të mëngjesit parashikohet të jenë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë vendin tonë, ku vranësirat do të sjellin reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.

Por, në orët në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve të motit, duke sjellë dhe ndërprerje të reshjeve në intervale të gjata kohore në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 - 4 ballë.

Moti, e martë, 28 shkurt 2023

Por të pasura me lagështirë të cilat pritet të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Parashikohet që gjatë paradites të ketë edhe intervale të shpeshta me kthjellime të cilat do të jenë më të dukshme në zonat perëndimore.

Por, vranësirat herë pas here, do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu reshje shiu të cilat më të dukshme pritet të jenë në pjesë e dytë të ditës në pothuajs të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga