LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbrotja Civile: Miratimi i Strategjisë për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, hap drejt forcimit të sistemit

2023-02-27 19:30:00, Sociale CNA

Mbrotja Civile: Miratimi i Strategjisë për Zvogëlimin e Riskut

Qeveria shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planin e Veprimit, të cilin Agjencia e Mbrojtjes Civile e konsideron si një hap të munguar prej vitesh drejt forcimit të sistemit.

Dokumenti u finalizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer të palodhur të Institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve, pjesë e Sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, në partneritet me projektin RESEAL të mbështetur nga UNDP, financuar nga qeveria Suedese dhe Portugese.

Zbatimi i këtyre dokumenteve, angazhon të gjitha strukturat e Sistemit të Emergjencave Civile në Shqipëri dhe do të rrisë dukshëm kapacitetet e vendit për të menaxhuar, përballuar dhe zvogëluar riskun nga fatkeqësitë.

Në një takim me Drejtoreshën e UNDP dhe Znj.Monika Merino dhe Drejtoreshën e SIDA Znj.Petra Burcher, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako theksoi rolin e rëndësishëm dhe të pazëndësushëm që kanë partnerët tanë ndërkombëtarë në implementimin e këtyre dokumenteve të rëndësishme kombëtare për ndërtimin e një Shqipërie më të sigurt dhe më të qëndrueshme, si një anëtare e denjë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së./ CNA.al

Mbrotja Civile: Miratimi i Strategjisë për Zvogëlimin e Riskut

Mbrotja Civile: Miratimi i Strategjisë për Zvogëlimin e Riskut

Lajmet e fundit nga