web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet ligjore/ Manja: Nisma nuk është çështje imuniteti por rregullim procedurial

2026-02-19 10:50:00, Politikë CNA

Ndryshimet ligjore/ Manja: Nisma nuk është çështje

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është përgjigjur në Kuvend akuzave të opozitës për ndryshimet ligjore të propozuara nga PS.

Manja u shpreh se mazhoranca është gati t’i përgjigjet çdo akuze dhe është gati të debatojë kur të vijë nisma ligjore e propozuar në Kuvend.

“Gjysmë të vërtetat janë ato që e fusin tëvërtetën në rrugë pa kryer. Ti Zoti Bardhi shkon deri aty ku të intereson dhe pastaj nuk e lexon pikën tjetër. Kur të vijë këtu nisma ta bëjmë këtu debatin dhe jemi gati tju përgjigjemi ju se ndryshimi jonë është imunitet. Nuk është çështje imuniteti por rregullim procedurial. Pezullimi nga detyra nuk është masë sigurimi personal që lidhet me kufizimin apo heqjen e lirisë. Po kaq kuptoni ju se e kemi mbaru  juridikun në kohëra tjera”, tha Manja. /CNA





Lajmet e fundit nga