web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me rregullat e mafias”/ Kalaja: Qeveria me ekip mafioz, Rama i paprekshëm

2026-05-26 21:36:00, Politikë CNA

“Me rregullat e mafias”/ Kalaja: Qeveria me ekip mafioz, Rama i

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja shprehu sot kritika të hapura lidhur me qeverinë shqiptare.

I ftuar në “Syri TV”, Kalaja tha se kjo qeveri është ndërtuar nga një ekip që vepron me rregulla të njëjta së ato të mafias, që nuk ka pëlqime por interesa të përbashkëta.

Sipas gazetarit, në gjithë këtë ekip, i vetmi i paprekshëm është kryeministri Edi Rama.

“Në një ekip mafioz nuk ka pëlqime por interesa të përbashkëta. Këto janë rregulla që ne kemi mësuar kur kemi studuar mafien. E njëjta gjë që po ndodh me qeverinë shqiptare. Nuk kemi të bëjmë me një ekip qeveritar, Këshill Ministrash por me një ekip mafioz. Kush kapet është kodi ‘Omerta’ dhe i paprekshmi është kryeministri në këtë rast”,-tha Kalaja./CNA





Lajmet e fundit nga