Firma që nuk fshihet!
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...

A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për një vendim qeverie nëse nga ai vendim ka përfituar familja e tij? Përgjigja është po. Por ka një kusht. Duhet të provosh se vendimi është bërë enkas dhe vetëm për familjen e kryeministrit.
Një nga akuzat e SPAK për ish kryeministrin Sali Berisha është se lehtësoi financiarisht dhëndrin dhe bashkëpronarët e tij duke iu mundësuar atyre që të paguajnë me bono privatizimi 80 për qind të vlerës së blerjes së klubit Partizani. Si rezultat, thotë SPAK, Malltezi dhe pronarët nuk paguan 10 milionë lekë cash për të privatizuar klubin por 2 milionë lekë, ndërsa pjesën tjetër e paguan me bono privatizimi.
Për të mbështetur këtë akuzë, SPAK ka nxjerrë nga minutat e mbledhjes së qeverisë kur është miratuar ligji, bisedën mes ish ministrit të atëhershëm të ekonomisë Genc Ruli dhe ish kryeministrit Sali Berisha, ku Ruli thotë se kemi futur mundësinë e pagesës me bono në ligj, ndërsa Berisha i thotë bravo.
Ajo akuzë mund të qëndrojë vetëm në një mënyrë. SPAK duhet të provojë në dosje se pas ndryshimit të ligjit, i vetmi privatizim që u bë me bono privatizimi ishte klubi Partizani. Dmth nga ligji përfitoi vetëm dhëndrri i kryeministrit dhe askush tjetër. Nëse nga ligji kanë përfituar edhe qytetarë apo ish pronarë të tjerë që kanë privatizuar objektet e ndërtuara mbi pronat e tyre me bono, atëherë kjo akuzë nuk qëndron dot në këmbë.
Sepse po të qëndrojë kjo, atëherë Sali Berisha mund të akuzohet për korrupsion edhe pse rriti pensionet sepse nga rritja e pensioneve ka përfituar fisi Berisha. Pse liberalizoi vizat sepse nga heqja e vizave kanë përfituar familjarët dhe kushërinjtë e tij, e kështu me radhë. Kështu mund të akuzohet për korrupsion çdo kryeministër dhe kryetar shteti në botë.
Prokurorët e SPAK duhet ta kuptojnë se pritshmëria publike ndaj tyre është shumë e madhe. Ndaj duhet të jenë shumë skrupulozë në çdo akuzë që ngrenë.
Edi Rama pati thënë dikur se çështja Beleri është testi i drejtësisë së re shqiptare. Në fakt testi i SPAK dhe drejtësisë është dosja Partizani. Dhe në atë dosje dy nga provat kryesore që SPAK përdor për të mbështetur akuzën e Berishës për korrupsion janë proçkë. E para është kjo e bonove.
E dyta është ndryshimi i destinacionit të tokës nga terren sportiv në banim. Nismëtari që ndryshoi destinacionin e tokës ishte ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryeministri i sotëm Edi Rama, sepse ndryshimi i destinacionit u miratua fillimisht në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës, më pas në KRRTRSH.
Qytetarët presin një prokurori që e akuzon Berishën me fakte për korrupsionin që ka bërë Berisha, nëse ka bërë. Por jo një prokurori që akuzon Berishën për vendimarrjen e Edi Ramës. Sepse këtë të dytën, ku korrupsioni i qeverisë i ngarkohet opozitës, e bën vetëm prokuroria e Putinit./ Kapitali.al
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
The arrest of Berisha's son-in-law, Jamarbër Mal...
Dear representatives of the media, By means of this c...
The north of Kosovo is a necessity not only for Kosovo...
The great excitement of the next meeting of the Berlin Pro...
When it rains and when there is a visit from a foreign...
The leaders of the European and Balkan countries will leav...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar n...
For years, Alqi suffered a lot on the day of the start of ...
Një foto në tribunën e sfidës Shqipëri – Çeki, një fot...
As expected, an academic year began with a significant...
Medical students have been protesting since June, the ...
Në datën 24 shtator dhe 7 tetor. Por, për Shqipërinë ...
Be careful, Mr. Vičič, because shame is not eaten with...
Brian Spahiu - the 3-year-old boy who lost his life af...
They voted for us to be the opposition, they say. Big...
Although the resolution of the Socialist Party has exc...
Don't worry at all LRE friends and family. We were bo...
Perhaps the High Prosecution Council should have conve...
Surprise breakfast today. My childhood friend and neig...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...