LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kam lindur 3 fëmijë, s'mi dhuruan'/ Arjola Demiri “nxehet” me kritikat e komentuesve: Kam strija, kam celulit

2022-08-05 13:49:00, Lifestyle CNA

Kam lindur 3 fëmijë, s'mi dhuruan'/ Arjola Demiri

Aktorja Arjola Demiri është përballur me një numër të madh komentesh negative dhe kritika të ndjekësve të saj lidhur me format trupore.

Mesa duket, Arjola është e lodhur nga kritikat e ndjekësve dhe ka vendosur t’ju përgjigjet me një deklaratë publike.

Kam lindur 3 fëmijë, s'mi dhuruan'/ Arjola Demiri

Në një postim në Instastory, aktorja shkruan se nuk ka nevojë të fshihet duke sqaruar edhe editimet që iu ka bërë fotove që ka postuar.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për tu fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë imperfeksionin tim perfekt. Mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk m’i kanë dhuruar, i kam lindur unë. Do kem strija, celulit dhe kjo s’ma heq as s’ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si të jeni profesionistë të editimit të fotove. Filloni punoni diku më mirë”- shkruan Arjola Demiri./CNA.al

Kam lindur 3 fëmijë, s'mi dhuruan'/ Arjola Demiri

Lajmet e fundit nga