LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teoria e “frikshme” që po përhapet në rrjet/ Eminem mund të ketë vdekur dhe është zëvendësuar me një klon

2022-08-02 09:28:00, Lifestyle CNA
Teoria e “frikshme” që po përhapet në rrjet/ Eminem
Reperi, Eminem

Një teori konspirative, po përhapet frikshëm, e cila thotë se reperi i famshëm  Eminem ka vdekur në vitin 2006 dhe është  zëvendësuar nga një klon po bën xhiron në rrjet.

Teoria filloi kur fansat vunë re se zëri i këngëtarit ndryshoi dhe njerëzit natyrshëm arritën në përfundimin se reperi mund të ketë vdekur, shkruan The Mirror.

Më pas, faqja spanjolle “La Guía Del Varón” iu drejtua reperit "My Name Is" si një "klon android" dhe e raportoi teorinë si fakt.

Fansat kanë vazhduar të analizojnë informacionin  dhe kanë vënë re se edhe nofulla e këngëtarit ka ndryshuar në mënyrë dramatike me kalimin e viteve.

Një fans shkroi: "Po, besoj se ai është një klon, madje nuk i ngjan më atij dhe sytë i kanë vdekur".

Duke aluduar më tej, fansat vunë re se tekstet në këngët e Eminem filluan të ndryshonin rreth vitit 2006./A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga